Flash

Arrestohet vëllai i deputetit të PS, drejtor kabineti në bashkinë Peqin

Lapsi.al 21 July 2025
Arrestohet vëllai i deputetit të PS, drejtor kabineti në

Denis Hasalla, vëllai i deputetit të PS Saimir Hasalla ka rënë në prangat e policisë pas kontrolleve në Elbasan.

35-vjeçarit gjatë kontrollit në banesën e tij iu gjet një sasi municioni luftarak.

Ai aktualisht mban pozicionin e drejtorit të kabinetit në bashkinë Peqin.

“Strukturat për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për lejimin e kontrollit në disa banesa, në kuadër të një procedimi penal të vitit 2024. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasve: Bledar Çullhaj, 36 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një armë e ftohtë; Denis Hasalla, 35 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një sasi municioni luftarak. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, sipas policisë.

Saimir Hasalla arriti të merrte mandatin e deputetit, pasi u shpall fitues në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI