Flash

Marrëveshja e Hormuzit/ Çfarë dimë deri tani për paktin mes SHBA-së dhe Iranit

Marrëveshja mes SHBA-së dhe Iranit ka ndalur përkohësisht luftën dhe ka rihapur Ngushticën e Hormuzit, por çështjet që shkaktuan konfliktin, si programi bërthamor iranian, rezervat e uraniumit, sanksionet, fondet e ngrira dhe përplasja me Izraelin, mbeten ende të pazgjidhura dhe do të jenë objekt i negociatave të vështira në muajt në vijim.

12:49

430 mijë dollarë për lobim, Erion Veliaj kërkon aleatë në Washington

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tregojnë se fushata e lobimit për llogari të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u fokusua te komunikimet me institucionet amerikane lidhur me financimet për SPAK, si dhe te kontaktet me përfaqësues të Kongresit dhe organizata joqeveritare.

12:22

Gjykata e Posaçme përgënjeshtron përplasjen me SPAK për çështjen Partizani

Lapsi.al 21 July 2025
Gjykata e Posaçme përgënjeshtron përplasjen me SPAK

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka reaguar zyrtarisht pas raportimeve që aluduan për një konflikt të supozuar mes kreut të SPAK, Altin Dumani, dhe një gjyqtareje të kësaj gjykate, në kuadër të procesit penal të njohur si dosja “Partizani”.

Në një njoftim për mediat, Gjykata thekson se “një konflikt i tillë nuk ekziston dhe as nuk ka ekzistuar”, duke përgënjeshtruar çdo pretendim për përplasje apo tension ndërinstitucional me Prokurorinë e Posaçme. Institucioni saktëson se SPAK është palë në procesin gjyqësor dhe nuk ka kompetencë të ndikojë në vendimmarrjen e gjykatës.

“Gjykata funksionon si një organ tërësisht i pavarur dhe i paanshëm. Vendimet merren mbi bazën e provave dhe në respekt të plotë të Kushtetutës dhe ligjit”, thuhet në reagim.

Më tej, theksohet se ndërhyrjet e drejtpërdrejta apo të tërthorta përbëjnë shkelje të parimit të ndarjes së pushteteve dhe cënojnë rendin kushtetues.

Gjykata e Posaçme rikonfirmon angazhimin për një proces të drejtë, të barabartë dhe të pandikuar për çdo qytetar, ndërsa fton median të kontribuojë me raportim të verifikuar dhe profesional, duke mos e kthyer transparencën institucionale në mjet presioni ndaj drejtësisë.

Reagimi i GJKKO:

Të nderuar gazetarë dhe përfaqësues të mediave,

Në përgjigje të interesit publik/mediatik mbi dosjen “Partizani”, në ngarkim të të pandehurve Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja, Andia Pustina, “Studio Pustina”, “Studio Homeplan” dhe “Shoqëria Kontakt”, si dhe raportimeve të ditës së sotme në disa media lidhur me një konflikt institucional të supozuar, ndërmjet Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar z. Altin Dumani dhe një prej gjyqtareve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kjo gjykatë sqaron me vendosmëri dhe qartësi se një konflikt i tillë nuk ekziston dhe as nuk ka ekzistuar.

Gjykata e Posaçme përgënjeshtron kategorikisht çdo pretendim që aludon për përplasje apo tensione ndërinstitucionale me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila, në përputhje me rolin e saj kushtetues dhe ligjor, është palë në procesin gjyqësor dhe si e tillë, nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë kompetencë për të ndikuar në vendimmarrjen e gjykatës. Gjykata e Posaçme thekson se nuk ekziston asnjë konflikt institucional apo personal me ndonjërën prej palëve në çështjen penale të sipërcituar, përfshirë Prokurorinë e Posaçme. Marrëdhënia midis gjykatës dhe të gjitha palëve është e bazuar në respektimin e rolit dhe kompetencave përkatëse të secilit subjekt procedural, në funksion të zhvillimit të një procesi të rregullt dhe të drejtë gjyqësor.

Kjo gjykatë funksionon si një organ gjyqësor tërësisht i pavarur dhe i paanshëm, në përputhje me parimet themelore kushtetuese dhe ligjore të shtetit të së drejtës. Pavarësia e gjyqtarëve është e sanksionuar në nenin 145 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në legjislacionin organik për sistemin e drejtësisë, përfshirë ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, ligjin nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” dhe ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.

Gjyqtarët e kësaj gjykate gjykojnë mbi bazën e provave, duke interpretuar ligjin me paanësi, profesionalizëm dhe integritet të lartë, të udhëhequr vetëm nga bindja e tyre e brendshme dhe nga ligji, të lirë nga çdo ndikim i jashtëm apo trysni politike dhe mediatike. Theksojmë se çdo ndërhyrje e drejtpërdrejtë apo e tërthortë në punën e gjykatës përbën jo vetëm cenim të rëndë të parimit të ndarjes së pushteteve, por edhe shkelje të rendit kushtetues dhe ligjor në vend.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar mbetet e palëkundur në misionin e saj për të garantuar një drejtësi të drejtë, të barabartë dhe të pavarur për çdo qytetar të Republikës së Shqipërisë. Ne do të vijojmë me vendosmëri punën tonë në respekt të plotë të Kushtetutës dhe ligjit, duke garantuar transparencë dhe llogaridhënie ndaj publikut, por pa lejuar në asnjë rast që kjo transparencë të kthehet në mjet presioni apo cënimi të integritetit të vendimmarrjes gjyqësore.

Ftojmë median të mbështesë përpjekjet për forcimin e shtetit të së drejtës me raportim të saktë, të verifikuar dhe në përputhje me standardet profesionale të informimit.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI