Flash

“Kleana Xhuveli do jetë deputete” - Shabani vulos ndarjen me Lapaj

Lapsi.al 21 July 2025
“Kleana Xhuveli do jetë deputete” - Shabani vulos ndarjen me

Krisja mes Endri Shabanit dhe Adriatik Lapajt ndezi një debat të gjerë në opinionin publik. A ishte kjo një përplasje egosh apo një përplasje parimesh.

Për Top Channel, Endri Shabani zbulon prapaskenat e konfliktit, vizionin e tij politik dhe mundësinë ose jo për një bashkimi në të ardhmen.

“Grabitja e rezultatit si produkt e një njeriu të vetëm, padyshim që krijoi një klimë tensioni.

Ky debat nuk ka qenë kurrë për një mandat, debati ishte për standardin. Z. Lapaj bëri një zotim ndaj nesh, ndaj aktivistëve të vetë, ndaj votuesve të vetë.

U angazhua duke i thënë njerëzve se nuk po luftonte për karrigen e vetë. Pas zgjedhjeve pati një tërheqje nga ky zotim. La një zhgënjim dhe te elektorati, te aktivistët dhe te ‘Nisma Thurje’.

Ka një vitë që u kalua me kërcënimet. Pas kërcënimeve të aktivistëve tanë, ndaj meje… Kërcënimet kanë qenë me jetë. Kërcënime serioze nga aktorë të rrezikshëm. Po përgatitet një dosje.

Unë personalisht do të doja të mos shkojmë deri aty… Ky debat mos të shkojë në dyert e gjykatave. Sot nuk ka më një koalicion, ndërkohë që publikut me transparencë totale t’i tregojmë ç’po bëhet dhe ku po shkojmë.

Znj. Kleana Xhuveli ka revokuar dorëheqjen, ka kërkuar mandatin e deputetit. E fejuara ime ka dhënë dorëheqjen. Nëse njihen revokimet, sot Kleana Xhuveli do të jetë deputete e Nismës Shqipëria Bëhet.

Për shkak të dështimit të këtij koalicioni, ajo do të jetë përfaqësuese e Shqipëria Bëhet dhe ne heqim dorë nga mandati dhe ky koalicion”, tha ndër të tjera Shabani.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI