Flash

Plagoset me thikë 33-vjeçari në Shkodër (EMRI)

Lapsi.al 20 July 2025
Plagoset me thikë 33-vjeçari në Shkodër (EMRI)

Një lajm i fundit vjen nga Shkodra. Policia njofton se rreth orës 18:30 të kësaj të diele, në sheshin “Prek Cali”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi V. D. dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin Pjetër Guraleci, 33 vjeç.

I plagosuri është dërguar në spital ku ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. "Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar" - thuhet në njoftimin e poolicisë. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI