Flash

Zjarret në vend/ 22 vatra ditën e fundit, 11 janë ende aktive

Lapsi.al 19 July 2025
Zjarret në vend/ 22 vatra ditën e fundit, 11 janë ende aktive

Temperaturat e larta dhe era kanë favorizuar përhapjen e shumë zjarreve në vend. Ministria e Mbrojtjes ka informuar se, sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, deri në orën 18:00 të së shtunës janë raportuar 22 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat 11 janë shuar plotësisht, ndërsa 11 të tjera vijojnë të jenë aktive, me përfshirje të gjerë në disa qarqe.

Falë angazhimit të forcave operacionale në terren, janë neutralizuar plotësisht zjarret në këto zona: Bashkia Korçë; Bypass-i i Vlorës, Nj.A. Orikum; Vish, Himarë; Qeparo dhe Borsh, Nj.A. Lukovë, Himarë; Mborje, Nj.A. Drenovë, Korçë; Karpen, Nj.A. Golem, Kavajë; Velçë, Nj.A. Brataj, Selenicë; Karpen, Nj.A. Maminas, Shijak; Çerkezë-Morinë, Nj.A. Zall-Herr, Kamëz.

Të këshilluara

Kriza në Kosovës, sot takimi Kurti-Limaj

Këtë të shtunë pritet që kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të zhvillojë takim me liderin e NISMËS, Fatmir Limajn, si përpjekje për të arritur një m...

14:26

Shqiptari që ka ngritur në këmbë Zvicrën

Në Baden të Zvicrës, një i burgosur ka arritur të arratiset gjatë një transporti. Shqiptari mbante pranga dhe nuk është kapur ende, pavarësisht një operacioni t...

15:55

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI