Flash

Ndryshon skema, çfarë ndodh me ata që dalin në pension pas 1 janarit

Lapsi.al 19 July 2025
Ndryshon skema, çfarë ndodh me ata që dalin në pension pas

Qeveria ka miratuar zyrtarisht indeksimin me 9.3% të bazës së vlerësuar të vitit 2023, e cila do të përdoret për llogaritjen e pensioneve të reja, që do të caktohen nga 1 janari 2025 e në vazhdim.

Ky zhvillim vjen pas miratimit të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 404, datë 16.7.2025, i cili synon të mbrojë vlerën reale të kontributeve të qytetarëve në kushte inflacioni dhe ndryshimesh ekonomike. Në pikën 1 të vendimit theksohet: “Miratimin e indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2023, me indeksin 9.3%, të llogaritur sipas kritereve, të përcaktuara në nenin 59, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, ‘Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”.

Kjo rritje e indeksit ka për qëllim të përmirësojë llogaritjen e pensionit fillestar mujor, duke rritur shumën për të gjithë ata që përfitojnë të drejtën e pensionit nga fillimi i vitit të ardhshëm. Vendimi ndikon mbi “bazën e vlerësuar individuale vjetore, të arritur nëpërmjet kontributeve të paguara dhe rivlerësimeve të tyre, të kryera deri në vitin 2023”, – siç citohet në pikën 2 të tij.

Për të ruajtur një trajtim të drejtë, vendimi përcakton gjithashtu kufijtë maksimalë të bazës së rivlerësuar, duke theksuar në pikën 4 se: “Pas aplikimit të indeksit të vitit 2023, baza e vlerësuar për efekt të llogaritjes së shumës fillestare mujore të pensioneve, që do të caktohen me datë fillimi nga data 1.1.2025, nuk mund të jetë më e lartë se: a) trefishi i pagës minimale në shkallë vendi, e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave për pagat e periudhës, nga viti 1994 deri më 31.12.2001; b) paga maksimale në shkallë vendi, e përcaktuar sipas kritereve të nenit 10, të ligjit nr. 7703, për pagat nga viti 2002 e në vazhdim”.

Po ashtu, vendimi i ri vjen i shoqëruar me një shtojcë zyrtare, ku përfshihen indekset akumulative të pagave për periudhën 1994–2023, sipas pagave referuese për profesione të ndryshme dhe kontributeve mujore, bazuar në vendimin e mëparshëm nr. 561, datë 12.8.2005. Këto të dhëna do të jenë bazë për përllogaritje më të sakta dhe të personalizuara për çdo qytetar. Sipas pikës 5 të vendimit, “Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, lidhen me zbatimin e formulës së caktimit të pensioneve dhe aplikohen vetëm për pensionet me datë fillimi nga data 1.1.2025 e në vazhdim dhe përballohen brenda buxhetit vjetor, të miratuar për Institutin e Sigurimeve Shoqërore”.

Ky indeksim nuk prek pensionet aktuale, por vetëm ato që do të caktohen nga fillimi i vitit të ardhshëm. Sipas autoriteteve, kjo masë synon të ruajë ekuilibrin e sistemit të sigurimeve shoqërore dhe të garantojë shpërblim të drejtë për kontributet e qytetarëve, duke përmirësuar trajtimin financiar të brezave që hyjnë në pension. Vendimi hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare, ndërsa efektet e tij do të nisin nga 1 janari 2025.

Të këshilluara

Itali, shqiptari aksidentohet në punë

Një aksident i rëndë në punë ka ndodhur në Cavaso del Tomba, në rrugën San Pio X në Itali nga ku mësohet se një punëtor 43-vjeçar me origjinë shqiptare, i angaz...

16:51

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI