Flash

Krimi makabër, përplasje të ashpra në gjyq mes Bushgjokës dhe prokurorit të Dibrës

Lapsi.al 19 July 2025
Krimi makabër, përplasje të ashpra në gjyq mes

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me debatet e forta të ndodhur në seancën me dyer të mbyllura për caktimin e masës së sigurisë për Fatjon Bushgjokën dhe Petrit Çakrrin.

Për më shumë se 3 orë ka pasur përplasje të forta mes Kryeprokurorit të Dibrës Abaz Muça dhe Fatjon Bushgjokës, ku ky i fundit ka kundërshtuar provat e paraqitura nga organi i akuzës. Ndërkohë prokurorët kanë pretenduar se provat janë të plota, duke pasur parasysh që janë mbledhur edhe të dhëna nga GPS e makinave apo pamje nga kamerat e sigurisë të vendosura gjatë rrugës, ku automjeti i Renis Dobrës është ndjekur nga dy automjete të tjera.

Kujtojmë se Gjykata e Dibrës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për Fatjon Bushgjokën dhe Petrit Çakrrin, të akuzuar për vrasjen e 23-vjeçarin Renis Dobra. Për ngjarjen e rëndë, janë shpallur në kërkim dhe dy vëllezërit e Fatjon Bushgjokës, Kristi dhe Aleksandër Bushgjoka, që dyshohet se janë larguar nga Shqipëria.

Vrasja e 23-vjeçarit u zbardh më 16 Korrik, ku u vendosën në pranga 2 prej autorëve të dyshuar, të cilët dhanë dëshmi kontradiktore para hetuesve, por janë kamerat e sigurisë në bizneset e aksit Burrel-Tiranë që i kanë tradhtuar. Nga kqyrja e pamjeve filmike, ka rezultuar se 55-vjeçari, si edhe tre vëllezërit, Fatjon, Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj (dy të fundit në kërkim policor) kanë pirë kafe së bashku pranë një pike karburanti pak orë para krimit.

Më pas, 4 autorët e dyshuar të vrasjes së 23-vjeçarit, kanë udhëtuar me dy automjete, “Range Rover”-in e zi dhe një “Hundyai Santa Fe”, nga Burreli drejt fshatit Zenisht.

Të këshilluara

Itali, shqiptari aksidentohet në punë

Një aksident i rëndë në punë ka ndodhur në Cavaso del Tomba, në rrugën San Pio X në Itali nga ku mësohet se një punëtor 43-vjeçar me origjinë shqiptare, i angaz...

16:51

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI