Flash

Panik në kroçerën e nisur nga SHBA, 140 persona në bord preken nga virusi misterioz

Lapsi.al 18 July 2025
Panik në kroçerën e nisur nga SHBA, 140 persona në bord

Një udhëtim me anije njëjavor nga Los Angeles në Meksikë është shndërruar në një makth për 140 persona në bordin e një anijeje. 134 pasagjerë dhe 7 anëtarë të ekuipazhit besohet se janë prekur nga një virus misterioz gastrointestinal.

Një hetim i plotë është duke u zhvilluar për origjinën e shpërthimit që çoi në emergjencën shëndetësore dhe kompania e sigurimeve pretendon se ka zbatuar të gjitha masat sanitare për të ndaluar përhapjen e epidemisë, duke përfshirë forcimin e protokolleve të pastrimit dhe dezinfektimit dhe zbatimin e masave të izolimit për të infektuarit. Lajmi për udhëtimin e tmerrshëm me anije u raportua për herë të parë nga Daily Mail.

Kjo ngjarje i shtohet numrit të incidenteve të ngjashme të raportuara këtë vit. Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka raportuar 18 shpërthime gastrointestinale në bordin e anijeve turistike, bazuar në parametrat e tyre.

Pragu i vendosur nga CDC për t'u përfshirë në numërim është që të paktën 3% e ekuipazhit dhe pasagjerëve të shfaqin simptoma shumë ngjitëse. Në shumicën e rasteve të shqyrtuara këtë vit, shkaku ishte norovirusi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Tiranë, zjarr në një godinë të pabanuar

Flakët kanë përfshirë ditën e sotme ambientet e një godine të pabanuar në rrugën “Islam Alla” në Tiranë. Sipas informacioneve, forcat zjarrfikëse kanë mbërritur...

19:38

Dy vatra zjarri ende aktive në Lurë

Vatra e zjarrit në Parkun Kombëtar të Lurës vazhdon aktiv i zhvilluar në dy vatra, një vatër po zhvillohet në drejtim të Lurës rreth liqenit të Zi dhe ku janë p...

15:40

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI