Flash

Prokuroria italiane kërkon gjykim të menjëhershëm për autorin e vrαsjes së Ilarias

Lapsi.al 18 July 2025
Prokuroria italiane kërkon gjykim të menjëhershëm për

Zyra e Prokurorit të Romës ka kërkuar një gjykim të menjëhershëm për Mark Antony Samson, i cili rrëfeu vrasjen e ish-të dashurës së tij Ilaria Sula, e cila ndodhi në muajin mars në Romë.

Prokurorët, të koordinuar nga Zv.Prokurori Giuseppe Cascini, po e akuzojnë të riun për “vrasje me dashje të rënduar me paramendim” të shtyrë nga motive të dobëta, marrëdhënie emocionale me viktimën dhe “fshehje të një trupi”.

Trupi i Ilaria Sulës, një studente 22-vjeçare me origjinë shqiptare, e cila ishte zhdukur që nga 25 marsi në zonën Furio Camillo të Romës, u gjet brenda një valixhe më 2 prill në një zonë të pyllëzuar në fund të një përroi në rrugën provinciale midis Capranicas dhe Guadagnolo, pranë komunës së Polit.

Ish-i dashuri i saj shkroi edhe dërgoi një letër faljeje për prindërit e viktimës së re nga burgu. Letra, e bërë publike nga avokati Fabrizio Gallo, u refuzua nga prindërit e studentes. 

“Ata njerëz e lënduan shumë familjen time. Ilaria kishte një jetë të tërë përpara dhe nuk është e drejtë që princesha ime pati këtë fund të tmerrshëm. Kam besim në sistemin italian të drejtësisë”, - tha babai i Ilarias. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Tiranë, zjarr në një godinë të pabanuar

Flakët kanë përfshirë ditën e sotme ambientet e një godine të pabanuar në rrugën “Islam Alla” në Tiranë. Sipas informacioneve, forcat zjarrfikëse kanë mbërritur...

19:38

Dy vatra zjarri ende aktive në Lurë

Vatra e zjarrit në Parkun Kombëtar të Lurës vazhdon aktiv i zhvilluar në dy vatra, një vatër po zhvillohet në drejtim të Lurës rreth liqenit të Zi dhe ku janë p...

15:40

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI