Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Zbulimi shokues/ Piloti i "Air India" ndali karburantin 3 sekonda pas ngritjes

Lapsi.al 17 July 2025
Zbulimi shokues/ Piloti i "Air India" ndali karburantin 3 sekonda pas

3 sekonda pasi fluturimi 171 i “Air India” u ngrit në ajër, Kapiteni Sumeet Sabharwal ngriti dorën e djathtë, e lëvizi drejt dy levave në konsolën qendrore të Boeing 787 dhe menjëherë ndërpreu rrjedhën e karburantit, së pari në motorin e majtë dhe pastaj në të djathtë.

Në atë moment delikat, me vëmendjen e përqendruar në ngritjen e avionit sa më lart të ishte e mundur, Oficeri i Parë, Clive Kunder, piloti përgjegjës për operacionet kryesore në atë moment, nuk mund të bënte asgjë pasi duart e tij ishin të zëna duke kontrolluar avionin.

Tingulli dallues

Nëse nuk e pa, Kunder me siguri e ndjeu se kapiteni - i cili po vepronte si pilot monitorues - kishte ndërruar çelësat nga "Run" në "Cutoff" pasi tingulli i bërë nga lëvizja lart e poshtë është i pagabueshëm. Dhe teksa motorët filluan të humbnin energji, siç është regjistruar edhe në audion nga njëra prej kutive të zeza, filloi debati. Kunder pyeste vazhdimisht: "Pse e bëre këtë?" me një zë gjithnjë e më të dëshpëruar ndërsa Sabharwal u përpoq ta mohonte atë për disa sekonda. Oficeri i parë u përpoq më pas ta shpëtonte situatën, duke rinisur të furnizonte të dy motorët pas 10 dhe 14 sekondash. Por ishte tepër vonë.

Pikat që tani po sqarohen

“Wall Street Journal” ka konfirmuar tashmë dinamikën, duke cituar zyrtarë amerikanë të njohur me përmbajtjen e skedarëve audio. Jennifer Homendy, drejtuese e NTSB-së, organit amerikan hetimor që heton aksidentet e transportit, e dëgjoi gjithashtu materialin nga afër. Ky rindërtim i ngjarjeve, nga njëra anë, shfajëson plotësisht Boeing dhe GE Aerospace, përkatësisht prodhuesin e avionëve dhe motorëve. Por nga ana tjetër, hedh një hije mbi hetuesit indianë që e lanë jashtë këtë detaj nga raporti paraprak.

Fluturimi

Më 12 qershor, Boeing 787 i Air India me 242 persona në bord u rrëzua 32 sekonda pas ngritjes nga Aeroporti i Ahmedabad. Ai po shkonte drejt Gatwick të Londrës. Një total prej 260 personash vdiqën: 241 në bord (një pasagjer mbijetoi) dhe 19 në tokë, të cilët ishin brenda njërës prej ndërtesave në të cilat u rrëzua avioni. Raporti paraprak konfirmoi se 3 sekonda pas ngritjes, çelësat që rregullonin rrjedhën e karburantit në motorë kaluan nga "Run" në "Cutoff", pa shpjeguar se si.

Ndërprerja e qëllimshme

Siç zbuloi “Corriere della Sera”, një nga pilotët ndërpreu qëllimisht rrjedhën e karburantit, duke i çaktivizuar motorët. Kutitë e zeza lënë pak hapësirë për gabime në lidhje me përgjegjësinë. Ishte kapiteni Sabharwal ai që e çoi avionin në rrëzim, duke ndalur karburantin. Oficeri i Parë, Kunder, fillimisht ishte i befasuar nga lëvizja, pastaj e kapi paniku duke e pyetur vazhdimisht eprorin e tij se pse e kishte bërë këtë, ndërsa kapiteni fillimisht e mohoi, por më pas heshtte.

Cilët ishin pilotët?

Sabharwal, 56 vjeç, përshkruhet nga të gjithë - kolegë dhe fqinj - si një njeri i mirë, i përkushtuar ndaj babait të tij të sëmurë, një ish-zyrtar në Ministrinë Indiane të Aviacionit Civil. Ai nuk ka asnjë "të metë" profesionale, megjithëse ditët e fundit një pilot indian zbuloi se vuante nga depresioni. Kunder, 32 vjeç, kishte ëndërruar të fluturonte që nga fëmijëria, pjesërisht falë nënës së tij, e cila punonte si asistente fluturimi për Air India. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI