Flash

Trump: Tarifa të rënda për Putin nëse nuk arrin paqen në Ukrainë brenda 50 ditësh

Lapsi.al 14 July 2025
Trump: Tarifa të rënda për Putin nëse nuk arrin paqen

Donald Trump duket se e kuptoi mësimin në mënyrën më "të dhimbshme" për Ukrainën, pas muajsh të tërë deklaratash për mënyrën se si Moska synon të menaxhojë luftën në Ukrainë. Trump zgjodhi të humbiste kohë që ishte thelbësore për Perëndimin dhe Kievin derisa kuptoi diçka që të gjithë presidentët para tij e dinin që nga fillimi: nuk mund t'i rivendosësh marrëdhëniet SHBA - Putin në një bazë të re.

Rruga e Trump nga "himnet" për presidentin rus deri te sulmi kundër tij është në thelb një "melodramë" e gjeopolitikës së personalizuar ose, për të qenë të saktë, një tjetër gjë në listën e gjatë të atyre që presidenti amerikan ka tentuar. Megjithatë, ajo që ka më shumë rëndësi sot se kurrë është ajo që vjen më pas.

Kreu i shtëpisë së Bardhë priti Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Të pranishëm ishin edhe zv.Presidenti i SHBA-së, J.D. Vance, dhe Sekretari i Shtetit, Marco Rubio.

Gjatë takimit të tyre, Trump theksoi se është "shumë i pakënaqur" me Rusinë për shkak të luftës në Ukrainë. "Ne do të vendosim tarifa shumë të rënda nëse nuk arrijmë një marrëveshje brenda 50 ditësh",- tha ai. Ai i quajti ato tarifa dytësore dhe tha se do të jenë 100%. Trump theksoi se dëshiron që lufta në Ukrainë të përfundojë dhe shtoi se është " i zhgënjyer " me Presidentin rus, Vladimir Putin.

I pyetur në lidhje me tarifat e mundshme ndaj Rusisë, Trump tha se tarifat dytësore mund të vendosen pa miratimin e Dhomës së Përfaqësuesve ose Senatit. Ai tha se mendonte se kishte arritur një marrëveshje me Rusinë për luftën në Ukrainë "rreth 4 herë. Dhe ja ku jemi ende duke folur. Mendova se do të kishim arritur një marrëveshje shumë kohë më parë, por situata vazhdon të zvarritet", - tha ai.

Në të njëjtën kohë, presidenti amerikan tha se SHBA-të po prodhojnë pajisjet dhe raketat më të mira, duke sqaruar se këto armë do t'u dërgohen vendeve të NATO-s, të cilat do të përballojnë koston.

Trump shtoi se Moska duhet ta rikthejë ekonominë e Rusisë në rrugën e duhur. Ai tha se Rusia ka "potencial të jashtëzakonshëm" dhe shtoi se duhet t'i përdorë burimet e saj për tregti, jo për luftë. "Unë flas shumë me të", tha Trump për Putinin, duke theksuar se bisedimet janë shumë të këndshme, por "ato nuk kanë asgjë kuptim" kur raketat godasin qytete. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI