Flash

Dumani kërkon shkarkimin e prokurores Flora Çela

Lapsi.al 14 July 2025
Dumani kërkon shkarkimin e prokurores Flora Çela

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani u qëndroi shkaqeve të ankimit ndaj konfirmimit në detyrë të prokurores së Vlorës, Flora Çela duke kërkuar shkarkimin e saj për probleme në kriterin e profesionalizimit dhe në vlerësimin tërësor të çështjes në drejtim të cënimit të besimit të publikut tek drejtësia.

Dumani i filloi bisedimet përfundimtare në këtë çështje lidhur me hetimin e kryer nga prokurorja Çela për 16 tonë cannabis sattiva të kapur në Vlorë në vitin 2017. Ai vërejti se çështja ishte regjistruar për prodhim dhe shitje të narkotikëve, armëmbajtje pa leje dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Sipas Dumanit, sasia e konsiderueshme e drogës, e paketuar dhe gati për transport, sasia e armëve dhe municioneve të sekuestruara, si dhe arrestimi zyrtarëve publikë, tregonte se kishte një organizim të gjerë për mundësimin e trafikimit të 16 tonëve hashash.

Ai theksoi se subjekti dështoi që të shpjegojë gjatë hetimit administrativ dhe në Kolegj, përse nuk e ka transferuar atëherë çështjen në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pasi dukej se bashkëpunimi kishte qenë i posaçëm. Deklarimi i subjektit se Krimet e Rënda atëherë ishin mbyllur, u gjet i pavërtetë. Dumani solli në vëmendje se ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte vijuar të ushtronte veprimtarinë edhe dy vjet pas regjistrimit të këtij procedimi të hetuar prej subjektit.

Po ashtu, një DVR e sekuestruar në një lokal, prej nga mund të siguroheshin të dhëna për bashkëpunëtorët dhe organizatorët e sigurimit dhe trafikimit të kësaj lënde narkotike, ishte kqyrur një vit më vonë. Sipas procesverbaleve të mbajtur, është shënuar se nuk funksiononte, ndërkohë që Dumani theksoi se kqyrja duhej të ishte realizuar nga ekspertë.

Edhe gjatë caktimit të masave të sigurisë, sipas Dumanit, subjekti duket se ka zbehur ekzistencën e dyshimit të arsyeshëm, ndërsa nuk ka kryer hetimin pasuror për një prej personave të dyshuar.

Dumani tha se është e provuar se subjekti nuk ka kryer veprimet e duhura hetimore lidhur me sigurimin e sasisë së drogës dhe as për destinacionin.

Ai theksoi se nga ky rast, më së paku nxirren në pah mangësi dhe hetime të dobta të kryera nga ana e subjektit, prej nga është bërë e pamundur të zbardhet i plotë mekanizimi i ngjarjes dhe roli i përgjegjësisë së secilit prej pjesëmarrësve në ato veprime të paligjshme.

Dumani pohoi se subjekti nuk ka arritur të provojë të kundërtën e gjetjeve të hetimit administrativ edhe në disa çështje të tjera të hetuara prej saj. Ai kërkoi që gjetjet të konsiderohen në vlerësimin tërësor.

Në përfundim, drejtuesi i SPAK u shpreh se mangësitë profesionale të konstatuara, e bëjnë të pamundur përmbushjen e kritereve kushtetuese për kualifikimin profesional të prokurores Flora Çela dhe kërkoi shkarkimin e saj nga detyra.

Subjekti i kundërshtoi shkaqet e Dumanit, duke parashtruar intepretim ligjor të kundërt për faktet e konstatuara. Përfaqësuesja e saj ligjore, avokatja Romina Zano paraqiti një analizë ligjore, duke pretenduar se gjetjet nuk mund të sjellin penalizim. Duke sjellë në vëmendje opinionet e Komisionit të Venecias dhe jurispudencën e Gjykatës Kushtetuese, Zano tha se vlerësimi profesional duhet të kryhet bazuar në partimet e objektivitetit dhe proporcionalitetit. Sipas saj, vlerësimi profesional duhet të mbështetet në indikatorë konkretë e të matshëm dhe se çdo konstatim për të metat e subjektit duhet të jetë i arsyetuar mbi akte konkrete.

Zano tha se subjekti mund të konsiderohet i papërshtatshëm, nëse shfaq gjykim të dobët, mosrespektim të të drejtave të palëve në proces, si dhe kur gabimet janë të rënda e të përsëritura.

Prokurorja Flora Çela paraqiti mbrojtjen për çështjet e relatuara nga Dumani. Ajo këmbënguli se në hetimin e 16 tonëve cannabis sattiva ka vepruar në përputhje me Kodin e Procedurës Penale.

Ajo theksoi se nuk ka mohuar tendencën e trafikimit të lëndës narkotike, por nga aktet e administruara nuk ka pasur prova konkrete për një gjë të tillë. Sipas subjektit, pjesa më e madhe e drogës kishte qenë e degraduar dhe nuk mund të tregtohej. Çela pretendoi se nuk ka pasur elementë që të procedonte për grup të strukturuar kriminal. Ajo solli si argument faktin se kur kishte elementë të trafikimit të lëndës narkotike apo të grupit të strukturuar kriminal, atëherë policia e referonte çështjen drejtëpërdrejtë tek ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Në vijim, subjekti tha se nuk u arrit të gjendeshin të dhëna për bashkëpunim të posaçëm, pasi të dyshuarit ishin dy persona, ndërkohë që për grup të strukturuar kriminal duhet bashkëpunimi i tre personave.

Lidhur me kqyrjen me vonesë të pajisjes, prej nga mund të siguroheshin të dhëna për persona të tjerë, subjekti tha se pajisjes në fjalë i ishte hequr ‘truri’ dhe nuk kishte mundësi të siguroheshin informacione shtesë. Për këtë arsye, sipas saj nuk është kryer ekspertimi.

Çela deklaroi ndër të tjera se kishte kryer hetime për aq sa kishte pasur prova. Ajo kundërshtoi edhe gjetjet e çështjeve të tjera dhe konstatimin për cënim të besimit të publikut, duke theksuar se nuk gjendej në të tilla kushte. Në përfundim, prokurorja Flora Çela kërkoi lënien në fuqi të vendimit.

Kolegji u tërhoq për marrjen e vendimit që njoftoi se do ta shpallë më datë 25 korrik, në orën 15:30./ BIRN

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI