Flash

Edhe Bashkia Lushnje nën sëpatën e Ramës, dorëhiqen 28 persona

Lapsi.al 14 July 2025
Edhe Bashkia Lushnje nën sëpatën e Ramës, dorëhiqen 28

Në kuadër të porosive të Kryeministrit paraqitën sot dorëheqjen 15 Drejtorë dhe 13 Administratorë të Njësive Administrative tek Bashkia Lushnje.

Ky është konfirmimi zyrtar nga ana e zëdhënëses së shtypit pranë bashkisë Lushnje.

Kjo valë dorëheqjesh vjen pas ultimatumeve të kryeministrit Rama, i cili në mbledhjen e fundit me kryebashkiakët e vendit, la porosi që deri të hënën (sot) të jenë larguar të gjithë drejtuesit e njësive administrative në 61 bashkitë e vendit.

Pak më parë u dha lajmi i dorëheqjeve në bashkitë e Shkodrës dhe Librazhdit.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI