Flash

Si po zëvendësohen shqiptarët/ 20% e punonjësve janë nga India deri në Filipine

Lapsi.al 14 July 2025
Si po zëvendësohen shqiptarët/ 20% e punonjësve janë

Nga bregdeti i Sarandës, në Shqipërinë e mesme dhe deri në veri të saj, gjithnjë e më shpesh dëgjohet një shqipe me theks të huaj teksa shërbehet në shumë biznese. Shqipëria e viteve të fundit, që ankohet për papunësi, duket se po plotëson këto vende bosh.

Leen – sanitare nga Filipinet: “Në vendin tonë mundësitë e punësimit janë të pakta dhe të vështira për t’u gjetur, sepse ka shumë popullsi dhe nëse s’ke mik në qeveri, ti nuk gjen një vend të mirë pune.”

Joana – sanitare nga Uganda: “Vendosa të vij këtu sepse në vendin tonë, paratë që marrim këtu janë shumë më të larta dhe kjo më ndihmon mua dhe familjen time.”

Tiza – magazinier nga Mianmari: “Agjencia ku u interesova më kreu të gjitha procedurat e nevojshme dhe unë erdha menjëherë. Jam i lumtur.”

Shqipëria është e njohur për ta. Të gjithë janë të kënaqur – nuk paguajnë qira, ushqimi u ofrohet nga biznesi, ndërsa çdo muaj dërgojnë para në shtëpi. Por ky realitet është pasqyrë e një problemi më të thellë për tregun shqiptar të punës. Në bujqësi, industri, ndërtim e turizëm janë sektorët që vuajnë për fuqi punëtore, ndërsa mbi 11 mijë punonjës të huaj janë “importuar” për të plotësuar vendet bosh.

Filip Gjoka, sipërmarrës: “Nga ikja dhe mungesa e lindjeve, na kanë detyruar të kthejmë sytë te punëtorët e huaj. Kemi 3 vjet me kontingjentin e parë, ka ardhur i dyti dhe i treti dhe po mundohemi t’i ambientojmë me klimën, ushqimin dhe rregullat tona. Është e vetmja zgjidhje që ne të mos humbim kontratat që kemi vite që kemi punuar për t’i lidhur.”

Mungesa e fuqisë punëtore është e ndjeshme në disa sektorë kyç. Ishim në sektorët e akomodimit dhe tani kemi kaluar në fabrikat e agropërpunimit.

Gokul, punonjës nga India: “Ne erdhëm 5 njerëz nga India dhe kemi këtu mbi 2 muaj e gjysmë. Pagat për momentin janë më të mira se në Indi.”

20% e forcës punëtore në Shqipëri mbulohet nga të huajt, sipas Agjencisë Kombëtare të Punësimit, ndërsa më shumë lehtësira do të krijohen në kuadrin e ri ligjor për të huajt në vendin tonë në vijim.

Gertiola Hoxha, drejtoreshë e Shërbimit të Punësimit: “Vihet re një trend rritës, por po flasim për Shqipërinë si një vend gjithnjë e më atraktiv. Ka më shumë nevojë për fuqi punëtore, përfshirë edhe forcë të huaj. Sfidat janë mungesa dhe pasaktësia e dokumentacionit të paraqitur nga të huajt, përmbushja e kritereve dhe rritja e kapaciteteve të punonjësve. Po rishqyrtohet ligji për të huajt, i cili ka për qëllim të lehtësojë të drejtat e emigrantëve si dhe mbrojtjen e tyre, aksesin në informacion, në tregun e punës, etj.”

Qeveria planifikon të sjellë në Shqipëri 40 mijë të huaj për të punuar. / Ora News

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI