Flash

“Jerusalem Post”: Si kapiteni shqiptar dha jetën për të shpëtuar dy turistë izraelitë

Lapsi.al 11 July 2025
“Jerusalem Post”: Si kapiteni shqiptar dha jetën për

Mediat izraelite i kanë kushtuar vëmendje humbjes së jetës së kapitenit të anijes turistike Arben Anamali në Liqenin e Shkodrës. Ai humbi jetën pasi u fut në ujë dhe shpëtoi dy turistë izraelitë që po shoqëronte me anijen e tij. “Jerusalem Post” shkruan se kapiteni i kishte paralajmëruar turistët të mos hynin në ujë pasi ishte e rrezikshme për shkak të rrymave, por ata e neglizhuan.

“Anamali, kapiteni i një anijeje turistike që operonte nga qyteti verior i Shkodrës, çoi një grup turistësh në Liqenin e Shkodrës në fillim të kësaj jave, përfshirë 7 qytetarë izraelitë. Duke injoruar paralajmërimet e tij për rryma të forta, dy nga izraelitët u hodhën në ujë, duke e gjetur shpejt veten në rrezik mbytjeje.

Jelekët e shpëtimit, përfshirë edhe atë të Anamalit që iu hodhën të dyve nuk patën sukses. Në një përpjekje për t'i afruar ata më pranë varkës, Anamali u hodh vetë në ujë. Ai ia doli t'i ndihmonte izraelitët të ktheheshin në anije përpara se të zhdukej vetë nën ujë. Pas pothuajse 48 orësh kërkimi, trupi i Anamalit u gjet.

Besohet se Anamali u shemb për shkak të arrestit kardiak si pasojë e lodhjes fizike dhe sforcimit ekstrem pas shpëtimit. Trupi i tij u transferua në spitalin rajonal të Shkodrës për ekzaminime të mëtejshme. Anamali lë pas dy fëmijë.

Ai është nderuar pas vdekjes nga qeveria shqiptare si "Dëshmor i ardheut", një nga nderimet më të larta të Shqipërisë për ata që humbasin jetën gjatë akteve të trimërisë. Një ceremoni zyrtare përkujtimore pritet të mbahet në ditët në vijim” – shkruan “Jerusalem Post”. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI