Flash

SPAK godet rrjetin/ Ish-shefi i krimeve i dha të dhënat e TIMS trafikantit të drᴏgës

Lapsi.al 11 July 2025
SPAK godet rrjetin/ Ish-shefi i krimeve i dha të dhënat e TIMS

Një operacion i shtrirë në 4 qarqe të vendit dhe i drejtuar nga SPAK ka çuar në pranga 7 persona dhe ka shpallur në kërkim 6 të tjerë të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge nga Amerika Latine në Evropë.

Të identifikuarit si Vilson Aleksander Roçi, Akil Alushi, A. Gj., M. Gj., J. (alias I) M. dhe S. L., janë arrestuar në valën e opeacionit, ndërsa Erjon Dani është vetëdorëzuar në komisariatin e Himarës.

Ky i fundit, në periudhën objekt hetimi ka ushtruar funksionin e Shefit të Policisë Kriminale, njëkohësisht dhe Zv. Shef i Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë, i cili, të dhënat e administruara në sistemin TIMS, në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës i kanë vënë në dispozicion të personit nën hetim (K. M.,), duke konsumuar edhe elementët e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”.

Ndërsa 6 të tjerët, Ledri Lulashi, Lorenzo Çadri (Alias) Hysko (Alias) Isufi, Sokol Masha, K. M., D. H., E. R., janë shpallur në kërkim.

Grupet kriminale në Elbasan, Vlorë, Shkodër dhe Tiranë, të zbuluara nga transkriptimi i bisedave në Skyecc akuzohen për 11 episode kriminale, përfshirë 7 raste trafikimi droge, 3 të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike dhe një tjetër të një ish drejtuesi policie për shpërdorim detyre.

Rasti lidhet me Erion Danin, që në periudhën për të cilën SPAK ka zbuluar aktivitetin kriminale ka mbajtur detyrat e shef të krimeve dhe zv.shefit të komisaritit nr. 3 në Tiranë. Dani, ka vënë në dispozicion informacione të marra nga sistemi TIMS, njërit prej trafikantëve me iniciale K. M, dhe tashmë do të përgjigjet për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Sa i përket grupit që ka kryer 7 episodet e trafikimit ai përbëhet nga 10 anëtarë të cilët gjatë viteve 2020-2021 kanë funksionuar si grup i strukturuar kriminal. Vetëm nga këto episode të zbardhura atyre u janë sekuestruar 3.585 kg kokainë., 701 kg canabis sattiva dhe 4.2 kg heroinë.

Njëri prej anëtarëve të grupit S.M akuzohet edhe se ka tentuar të trafikojë drejt Italisë 55 shtetasve sirianë, të cilët janë zbuluar më 8 janar 2021 në grykëderdhjen e Vjosës nga autoritet shqiptare.

Gjithashtu ish shefi i krimeve Erion Dani, së bashku me 5 persona të tjera gjatë vitit 2020 akuzohen për 3 episode të Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Ata dhe kanë premtuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim tek funksionarë të drejtësisë, me qëllim lehtësimin e masës së sigurimit personal apo zbutjen e masës së dënimit në episodet respektive. Në një rast ofruan 7500 euro ndërsa në dy episodet e tjera nga 4000 euro.

Gjatë operacionit SPAK ushtroi 12 kontrolle banesash, automjetesh, dhe personash, ku sekuestroi 5 makina, 38.970 Euro, 8 telefona celularë (disa prej të enkriptuar), kokainë, armë, dokumente etj. Gjatë kontrolleve u pranga edhe një person tjetër për armëmbajtje pa leje, dosjen e të cilit SPAK thotë se ia kaloi prokurorisë së Tiranës.

Të gjashtë personat në kërkim nuk janë gjetur në Shqipëri dhe po punohet me partnerët ndërkombëtarë dhe Europol për kapjen e tyre. Disa prej tyre mendohet se janë në Dubai. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumi...

19:20

Me sytë katër

PAPARAZZI