Flash

Malltezi: Pas 11 majit i thashë Berishës të dorëhiqej, por më pas...

Lapsi.al 9 July 2025
Malltezi: Pas 11 majit i thashë Berishës të dorëhiqej, por

Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi tregoi sot për herë të parë, se pas disfatës së 11 majit i kërkoi kreut të PD që të dorëhiqej. Në një intervistë për “Breaking” në Top News, Malltezi tha se edhe Berisha fillimisht kishte ndërmend të jepte dorëheqjen nga lidershipi i PD, por sipas tij, kur pa se çfarë ndodhi me zgjedhjet, nuk hoqi dorë. Malltezi pranoi se brenda PD ka zëra që kërkojnë lidership të ri, dhe sipas tij kjo është pozitive.

“Është gjë e mirë që brenda PD ka zëra për lidership të ri, tregon që PD është demokratike ku secili thotë atë që mendon, ndryshe nga partia tjetër, që i shkarkon me gisht të gjithë drejtorët e gjithë drejtorive duke i bërë atentat kushtetutës dhe konventave Europiane.

PD u gjuajt që të vritej, jo të dobësohej, i morën peng logon vulën e financat, E sulmuan dhe i burgosën liderët. Ka kaluar në procese vrastare. PD pas gjithë këtyre proceseve ka një lidership që do ketë nevojë të bëjë analizë dhe të gjitha me radhë. PD do futet në proces analize dhe rizgjedhjeje.

Fill pas zgjedhjeve i kam thënë vetë Berishës që nuk ja vlen më se është lodhje, ai vetë po e shihte… shqiptarët nuk e duan këtë dhe duhet të japi dorëheqjen. Por kur dolën faktet dhe dokumentet e vjedhjeve, rastet e tmerrshme nga krimet zgjedhore… Berisha e ka dhënë dorëheqjen në 2013 kur kuptoi që shqiptarët nuk e pranuan, ishte krejt normale. Berisha do priste numërimin dhe mund ta bënte, por dolën faktet që tregoi kriminalizimin e votës së diasporës.

Ne kemi treguar që jemi kundër partisë shtet. Në 10 vite sa ishte Basha, thjesht e kemi ndihmuar PD pa asnjë interes. Berisha e mori sepse PD ishte marrë peng dhe ishte kthyer monedhë këmbimi. Berishës ia mbushën stadiumin, na bëri të uleshim bashkë. Unë nuk kam ambicie politike por për çfarëdo lloj pozicioni jam i gatshëm. Jam kundër Partisë Komuniste dhe do jem kundër Ramës gjithmonë”, - tha ndër të tjera Malltezi. /TCH

Të këshilluara

Aksidenti në punë i merr jetën 38-vjeçarit

Një 38-vjeçar humbi jetën pas një aksidenti në punë në një gurore në zonën e Mamurrasit, në Kurbin. Sipas Policisë së Kurbinit, ngjarja ndodhi rreth orës 12:00,...

19:44

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI