Flash

Aksidenti në punë i merr jetën 38-vjeçarit

Lapsi.al 9 July 2025
Aksidenti në punë i merr jetën 38-vjeçarit

Një 38-vjeçar humbi jetën pas një aksidenti në punë në një gurore në zonën e Mamurrasit, në Kurbin. Sipas Policisë së Kurbinit, ngjarja ndodhi rreth orës 12:00, kur punëtori i identifikuar si P. P., banues në fshatin Sanxhak të Kurbinit, u dëmtua aksidentalisht ndërsa riparonte një prej makinerive të punës.

Policia bëri me dije se dëmtimi ka qenë fatal dhe punëtori ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se kemi të bëjmë me një incident pune, por hetimet po vijojnë për të përcaktuar nëse janë respektuar standardet e sigurisë në punë dhe për të identifikuar përgjegjësit.

38-vjeçari është viktima e 10-të e aksidenteve në punë në më pak se dy muaj. Sektori i ndërtimit dhe ai i minierave e karrierave kanë numrin më të madh të aksidenteve fatale.

Të këshilluara

Zjarr tjetër në Gjirokastër

Një vatër zjarri është regjistruar në fshatin Kardhiq të rrethit Gjirokastër nga ku raportohet se një sipërfaqe prej rreth 3 dynym me bimësi u dogj. Sipas infor...

16:35

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI