Flash

Përplasja e fortë/ Kryemadhi i tregon Metës vizën amerikane

Lapsi.al 7 July 2025
Përplasja e fortë/ Kryemadhi i tregon Metës vizën amerikane

Një tjetër përplasje e fortë është duke ndodhur mes ish-Presidentit të Republikës Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi. Nisi fillimisht me një shigjetim të Kryemadhit ndaj Tedi Blushit, por këtij të fundit i doli në krah Ilir Meta me një koment nga qelia në faqen e tij në Facebook duke e quajtur Kryemadhin “Zeqineja e SPAK-ut”.

“Sigurisht edhe unë nuk dua t’i besoj, që ato që ka shkruar Altin Dumani për kartat e saj bankare dhe të Adrian Shatkut janë të vërteta, por ata i shkruajnë për të justifikuar izolimin kriminal të Ilir Metës si lider i Partisë së Lirisë.

Se po të ishin të vërteta, sigurisht që SPAK nuk do i jepte leje "Zeqinesë" të shkonte të SHBA në janar të këtij viti, ku jeton Adrian Shatku dhe janë kompanitë e lobimit që ia ka sjellë në Shqipëri, të cilat po i heton SPAK prej 3 vitesh” – shkroi ndër të tjera Meta.

Kësaj deklarate iu përgjigj Kryemadhi duke publikuar vizën që ka marrë në janar të këtij viti për në SHBA.

“Një sqarim i vogël në këtë ditë të nxehtë për të ftohur mendje të nxehura nga dezinformues tradicionalë. Unë nuk jam e penguar nga askush për të lëvizur drejt Amerikës dhe çdo vendi tjetër, përveç ditës që drejtësia ka vendosur te kem "detyrim paraqitje" pranë SPAK.

Siç e shikoni viza amerikane ishte me disa hyrje dalje dhe kjo është një gjë e vërtetueshme nga foto ose nga zyra e shtypit në ambasadën përkatëse. Nuk kam nevojë të marr leje askund madje as fansit të Zeqinesë e as fansit te garderobës time Tedi Blushit për të udhëtuar drejt çdo vendi ku kam ftesa pune” – shkroi Kryemadhi.

May be an image of 1 person, money and text that says 'VISA Name Post Issuing Surname TIRANA KRYEMADHI Name Given MONIKA Passport Number Sex Issue 16JAN2025 Date MEMBET Annotation ALBANIAN né kéte dité pér te ftohur méndje nxehura nga dezinformues tradicionale" nuk jam penguar nAa askush pér tẽ lévizur drejt Amerikés dhe çdo vendi tjetér, pérveç dités Ae drejtésia ka vendosur kem "detyrim paraqitje" Siç shikoni viza ameikane është me disa hyrje dalje dhe kjo është njễ gië foto ose nga zyra shtypit përkatëse. kam nevojë marr leje askund madjea fansitt Zeqinesëeas fansit te garderobës time Tedi Blushit udhëtuar drejt çdo vendi ku kam ftesa pune.'

Ditët e fundit ka ndodhur një përplasje mes Metës dhe Kryemadhit pasi SPAK deklaroi se ka zbuluar një kartë bankare të përdorur nga çifti në emër të biznesmenit Adrian Shatku nga e cila ishin shpenzuar rreth 250 mijë dollarë. Meta ka deklaruar se nuk ka pasur dijeni për këtë kartë duke ia faturuar shpenzimet Kryemadhit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Merr flakë një shtëpi në Pogradec

Një banesë është perfshirë nga flakët, pak minuta më parë, ne fshatin Trebinjë të Mokrës. Sipas banorëve zjarri i favorizuar dhe nga temperaturat e larta, është...

19:11

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI