Flash

Ndryshimet e Ramës “rrezikojnë sterilizimin e SPAK”

Drafti i qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale pritet me shqetësim nga gjyqtarët dhe prokurorët vendas, të cilët theksojnë se procesi u mbajt sekret dhe rrezikon të pengojë hetimet anti-korrupsion.

23:19 Vladimir Karaj

Shpërthen në zjarr një banesë në Pogradec, shpëton familja

Lapsi.al 7 July 2025
Shpërthen në zjarr një banesë në Pogradec, shpëton

Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit pak minuta më parë në fshatin Trebinjë të Mokrës në Pogradec, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka shpërthyer papritur dhe është përhapur me shpejtësi në të gjithë banesën, i favorizuar nga temperaturat e larta të verës.

Banorët e shtëpisë kanë arritur të dalin me shpejtësi jashtë, duke shpëtuar pa lëndime.

Në ndihmë është njoftuar shërbimi zjarrfikës, i cili ndodhet rrugës për në zonë. Për shkak të largësisë së fshatit dhe infrastrukturës së vështirë, mbërritja e zjarrfikësve pritet të kërkojë pak kohë.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se shkaku paraprak i zjarrit dyshohet të jetë një shkëndijë elektrike, por hetimet pritet të konfirmojnë më saktë rrethanat.

Ndërkohë, banorët e zonës po ndihmojnë me mjetet e tyre për të kufizuar përhapjen e flakëve deri në mbërritjen e forcave të emergjencës.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI