Flash

PAMJE TË RËNDA/ 3 vajza në Fier godasin dhe denigrojnë bashkëmoshataren: Thuaj...

Lapsi.al 6 July 2025
PAMJE TË RËNDA/ 3 vajza në Fier godasin dhe denigrojnë
Një rast i rëndë bullizmi nga qyteti i Fierit është publikuar nga portali JOQ, ku një adoleshente ka rënë viktimë e tre bashkëmoshatareve të saj. Ngjarja ka ndodhur në Fier, dhe sipas pamjeve të publikuara, tre nga vajzat të cilat në video e thërrasin njëra tjetrën me emrat Kejsi, Nenda dhe Marsi, bullizojnë një bashkëmoshataren e tyre. Ato e keqtrajtojnë vajzën adoleshente, duke u kapur për flokësh dhe qelluar me pëllëmbë. Vajzat e detyrojnë të renë që t’i thotë fjalë ofenduese, madje dhe t’i kërkojë falje. Në një moment vajza me emrin Marsi dëgjohet duke i thënë: “Guxo përmendma emrin tim, thuaj ka thënë Marsi kështu…unë do të rrj*p si pula. Do t’i heq këto leshtë e kokës, do të bëj tullace, do të qeth zero moj k*** femër. Unë të mbajta afër moj, të pranova si motrën time.” Më pas vajzat marrin në telefon një djalë të quajtur Romeo, dhe detyrojnë adoleshenten t’i thotë fjalë banale. Më pas Marsi e qëllon me pëllëmbë dhe e hedh në ferra.

Të këshilluara

Berat/ Zjarret rrezikojnë banesat

Dy vatra zjarri janë regjistruar këtë fundjavë në qarkun e Beratit duke shkaktuar dëme në sipërfaqe pyjore. Një nga zjarret ka rënë në fshatin Mbrakull, Njës...

16:24

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI