Flash

Nënkomisari i Elbasanit arrestohet për fajde dhe shtrëngim me dhunë

Lapsi.al 6 July 2025
Nënkomisari i Elbasanit arrestohet për fajde dhe shtrëngim me

Një tjetër rast i përfshirjes së efektivëve të policisë në veprimtari kriminale është vërtetuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Edison Pema, nënkomisar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Elbasan, është vënë në pranga nga policia pasi jepte para me fajde dhe më pas, me presion dhe shtrëngim, detyronte personat në fjalë t’i kthenin shumat e marra së bashku me interesin. Një denoncim vuri në lëvizje AMP-në, që pas hetimeve vërtetoi pretendimin dhe arrestoi Pemën.

Edison Pema, nënkomisar në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit, është vënë në pranga nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokuroria në kuadër të operacionit ‘Last Rest’. Pema, me detyrë specialist në seksionin për hetimin e narkotikëve në Elbasan, akuzohet për ‘Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë’. Pas hetimeve me metoda speciale ka rezultuar se Edison Pema jepte para me fajde personave të ndryshëm dhe më pas, me anë të kanosjes dhe dhunës, i shtrëngonte për kthimin e këtyre parave.

Edison Pema i kishte dhënë hua 10 mijë euro një personi dhe i merrte kamatë çdo muaj 2 mijë euro. Përveç kësaj, i kishte marrë edhe 5 automjete dhe ia mbante peng nën presion. Personi ka shkuar, ka bërë denoncim dhe pas hetimeve janë faktuar pretendimet e tij dhe është bërë arrestimi i efektivit Edison Pema.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 5 automjetet, të cilat janë të vitprodhimeve të fundit, ndërkohë që po vijojnë hetimet nga AMP dhe Prokuroria për identifikimin e personave të tjerë të cilët mund të jenë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm të dhënies së parave me fajde.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI