Flash

Si po e zhduk qeveria e Shkupit, shqipen edhe për nxënësit shqiptarë

Lapsi.al 27 June 2025
Si po e zhduk qeveria e Shkupit, shqipen edhe për nxënësit

M.I, një prind nga Shkupi, ka reaguar publikisht ndaj një vendimi të ri në shkollën fillore “Zhivko Brajkovski” në Komunën e Butelit, ku djali i tij – nxënës shqiptar – ka marrë dëftesën përfundimtare me faqen e parë vetëm në gjuhën maqedonase, ndërsa përkthimi në gjuhën shqipe figuron vetëm në faqen e dytë.

“Për herë të parë, për më shumë se 50 vite, nuk ka ndodhur kjo që ka ndodh në kohën e ndryshimit.Nxënësi shqipëtarë, shkolla me shumicë shqipëtarë, dëftesa në gjuhen maqedone. Shkolla “Zhivko Brajkovski” komuna Butel. Turp!”, ka shkruar ai në një postim në rrjetet sociale.

Sipas tij, ky ndryshim është bërë me vendim të drejtoreshës së shkollës, pa ndonjë konsultim me prindërit apo nxënësit.

Ky rast ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik dhe ka hapur debat mbi zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Maqedoninë e Veriut, sidomos në institucionet arsimore ku shqiptarët përbëjnë shumicën e nxënësve.

“Si është e mundur që në një shkollë me shumicë shqiptare, gjuha shqipe të shtyhet në prapavijë? Në vend që të ecim përpara me barazi, po bëjmë hapa mbrapa”, u shpreh një tjetër prind për INA.

Kujtojmë se vitin e kaluar, dëftesat për nxënësit shqiptarë në këtë shkollë ishin të shtypura në të dy gjuhët zyrtare në faqen e parë, ndërsa përshkrimi i suksesit me shkrim ishte vetëm në gjuhën shqipe. Ndërsa këtë vit, ky rend ka ndryshuar në mënyrë të njëanshme.

Të këshilluara

Gjermania rrit ndjeshëm pagën minimale

Paga minimale në Gjermani pritet të rritet me rreth 14% gjatë 18 muajve të ardhshëm, sipas një marrëveshjeje që duket se shmang një çështje potencialisht përçar...

16:51

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI