Flash

Vrasja e Andi Malokut/ Ish-deputeti Halit Valteri: Nuk e njoh Plaurent Dervishin!

Lapsi.al 27 June 2025
Vrasja e Andi Malokut/ Ish-deputeti Halit Valteri: Nuk e njoh Plaurent

Ish-deputeti , Halit Valteri, ka dëshmuar ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme, në çështjen e ngritur ndaj Plarent Dervishajt dhe Juljan Meçes, për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, sot deputet i zgjedhur në 11 maj i PD-së.

Valteri ka thënë para të pranishmëve se ishte i ati i shoferit të vrarë të Arjan Ndojës, Genci Maloku, i cili i kishte dhënë pamjet e kamerave që dispononte, për të bërë të mundur zbardhjen e atentatit ku mbeti i vdekur djali i tij. Kjo ka bërë sipas Valterit, që ai të ngrinte zërin në Parlament lidhur me këtë ngjarje.

Ndërkohë lidhur me përmendjen e emrit të Plarent Dervishajt në seancën plenare, Valteri tha se ishte kontaktuar më pas në mënyrë miqësore nga Ramazan Raja, i cili i kishte thënë se po i binte në qafë ‘Lentit të Durrësit’.

Ndërkohë avokati i Dervishajt kërkoi që të kontrollohen regjistrimet telefonike të dëshmitarit Valteri, pasi sipas tij, ata pretendonin që ajo interpelancë është krijuar nga 2 persona, Sandër Lleshaj dhe Arjan Ndoj.

Prokurori: Mund të na thoni çfarë funskioni keni patur gjatë 2019-2020?

Valteri: Kam qenë deputet.

Prokurori: E njihni Genc Malokun?

Valteri: E njoh pasi e kam njohur pak dite pasi ka ndërruar jetë djali i tij. Unë isha deputeti i Kuvendit, isha aktiv kundër qeverisë. Atë ditë më ka ardhur shtetatsi Genci Maloku dhe me ka thënë ‘më kanë vrarë djalin dhe kam video. Mua më erdhi keq dhe si deputet u mora me këtë çështje duke e shfrytëzuar politikisht.

Ai më dha një tablet ku shihen 2 persona njëri me kapele, tjetri pa kapele. Ishte regjistrim i pamjeve filmike, pasi e tegova në Parlament ja ktheva tabletin Genc Malokut.

Prokurori: Tha gjë babai pse s’tregohet ngjarja?

Valteri: Babai i djalit më tha që vetëm po u dëgjua në Parlament do zbardhet ngjarja. Emrat e personave s’më kujtohen.

Prokurori: Ke përmendur në interpelancë.

Valteri: Po kam përmendur disa emra pa i ditur kush janë, pra kam folur në emër të Genci Malokut. Është vrarë shoferi i një prokurori të shtetit. Emra nuk mbaj mend, vetëm po të shoh dëshminë.

Më ka telefonuar Ramazan Rraja, e kam mik prej gjimnazi, më ka folur në mënyrë miqësore, më ka thënë ‘pse e ke përmendur emrin e Plaurent Dervishajt, me Lentin më tha...’ I thashë që ‘s’më ka lidhur jeta me të as nuk e njoh, por vetëm çfarë më ka thënë babai i viktimës’. Njëherë tjetër e kam takuar babain e viktimës dhe më tha që pas interpelancës me ministrin do të zbardhet ngjarja.

Avokati Ilia Ilia: Kush ishte indicia që u takuat me babain e viktimës?

Valteri: Erdhi më takoi vetë, më qau hallin si qytetar.

Avokati Ilia Ilia: E njeh Arjan Ndojan?

Valteri: E njoh nga TV, si avokat si prokuror nuk kam ndonjë njohje familjare me të. Shtetasin Arjan Ndoja e njoh si personazh jo që kam patur ndonjë bisedë ose takim më përpara.

Ilia Ilia: A keni trajtuar në interpelanca të tjera situata të tjera, me atentatin e dyshuar si të organizuar nga klienti im, pasi është i vetmi atentat i filmuar dhe pa autor.

Avokati Ilia Ilia: A ke bieduar me shtetasin Sandër Lleshaj?

Valteri: E kam përdorur për çështje politike për të rritur statusin tim si deputet i opozitës.

Plaurent Dervishaj: Dëgjova nga dëshmitari që ka thënë ‘nuk ju lë Lenti i Durrësit’. Para se të dalësh në interpelancë ke dëgjuëar për emrin tim çfarë përfaqësoj?

Valteri: Jo s’kam dëgjuar, për çfarë ju përfaqësoni, pas bisedës me Ramazan Rrajën nuk kam folur më pasi ai më ka thënë që po i bie në qafë. I kam shpjeguar se nuk kam patur asgjë personale.

Julian: Sa herë e keni parë videon?

Valteri: Atë ditë që ma dha Genci Maloku dhe njëherë para senacës plenare.

Julian: Ju bindeni vetëm me 2 herë të parë një video?

Valteri: Unë nuk jam prokuror, as ekspert kriminalistike, por fjalimi im ka qenë në të mirë të qytetarit, si deputet ku zëri i qytetarit të dëgjohet në Kuvend.

Avokati Ilia: Kërkoj të kontrollohen regjistrimet telefonike të dëshmitarit Valteri, ku ne pretendojmë që ajo interpelancë është krijuar nga 2 persona, Sandër Lleshaj dhe Arjan Ndoj. E njëjta kërkesë u kërkua dhe nga Prokuroria.

Të këshilluara

Zjarr i madh në Ulqin (VIDEO)

Në Ulqin të Malit të Zi, autoritetet janë duke punuar në shuarjen e një zjarri që shpërtheu në një magazinë përgjatë rrugës që çon drejt kripores. Siç shihet në...

16:31

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI