Flash

Kosova me indeksin më të ulët të paqes dhe ekonomisë në rajon, përkeqësohet Shqipëria

Lapsi.al 26 June 2025
Kosova me indeksin më të ulët të paqes dhe ekonomisë

Kosova ka shënuar rënie për tri pozita në Indeksin Global të Paqes, kryer nga Instituti për Ekonomi dhe Paqe. Islanda kryeson listën e shteteve, teksa Kosova radhitet e 63-ta. Shqipëria e 52-ta, por dhe ajo me rënie prej 6 vendesh, Serbia renditet një pozitë më keq se Kosova, Bosnja e Hercegovina e 59-a, Mali i Zi i 34-ti, Maqedonia e Veriut e 51-ta, Kroacia e 19-ta.

Organizata “Instituti për Paqe dhe Ekonomi” ka publikuar Indeksin Global të Paqes 2025, një raport të detajuar për të gjitha shtetet e botës, përfshirë edhe Kosovën e Shqipërinë. Në këtë raport paraqitet një analizë gjithëpërfshirëse e bazuar në të dhënat për trendet rreth paqes, vlerën e saj ekonomike dhe mënyrën e zhvillimit të shoqërive paqësore.

Për këtë raport janë përdorur 23 tregues cilësorë e sasiorë për të matur gjendjen e paqes në tri fusha, për nivelin e sigurisë shoqërore, shkallën e konfliktit të vazhdueshëm vendor dhe ndërkombëtar dhe shkallën e militarizimit.

Në renditjen e përgjithshme, Kosova ka shënuar një përkeqësim prej 3 vendesh duke u renditur në pozitën e 63- dhe gjendet në pjesën e mesit të tabelës bashkë me Serbinë, Zambinë, Moldavinë, Uzbekistanin, Qipron, Senegalin, Liberinë, Jordaninë, Tanzaninë, Malauin, Francën, Paraguain, Nepalin, Kirgistanin, Taxhikistanin, Republikën Dominikane, Tunizinë, Guinenë Ekuatoriale dhe Bolivinë.

Tek pjesa e konfliktit të brendshëm dhe ndërkombëtar në vazhdimësi, Kosova është poentuar me 1.805 pikë. Sa i përket sigurisë sociale dhe sigurisë së brendshme, Kosova është poentuar me 2.144 pikë. Tek militarizimi, Kosova ka marrë 1.67 pikë.

Në një raport tjetër të së njëjtës organizatë ku matet ndikimi i terrorizmit, Kosova është renditur ndër vendet më së paku të ndikuara, duke u ngritur për 13 pozita. Shqipëria është renditur në vendin e 52, por më një përkeqësim prej 6 pikësh në krahasim me raportin e mëparshëm.

Shqipëria performon më mirë në treguesit:

-Konflikte të brendshme dhe ndërkombëtare: Shqipëria nuk është përfshirë në luftëra apo konflikte të armatosura, as brenda vendit dhe as jashtë.

-Krimi dhe terrorizmi: Niveli i krimit të rëndë dhe mungesa e terrorizmit e mbajnë vendin në një profil të qetë.

– Militarizimi: Shpenzimet ushtarake janë ndër më të ulëtat në rajon si përqindje ndaj PBB-së.

Tregu4esit ku Shqipëria renditet më dobët janë:

– Stabiliteti politik: Polarizimi i lartë, protestat dhe retorika përçarëse ndikojnë negativisht në treguesin e stabilitetit.

– Perceptimi i sigurisë publike: Edhe pse statistikat janë pozitive, perceptimi i qytetarëve për sigurinë në mjediset urbane është më i dobët.

– Funksionimi institucional: Kapaciteti i ulët për menaxhimin e krizave apo reagimin ndaj emergjencave përmendet si mangësi.

Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, rënie për një pozitë ka shënuar edhe Serbia e cilat renditet pas Kosovës në vendin e 64-të, derisa Mali i Zi është shteti që ka pasur përparimin më të madh në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Mali i Zi shënoi përmirësimin më të madh në rajon, me rezultatin e tij të përgjithshëm që u përmirësua me 2.3 përqind gjatë vitit të kaluar. Kjo u nxit kryesisht nga një përmirësim në fushën e Sigurisë dhe Mbrojtjes, pasi treguesi i shkallës së vrasjeve dhe treguesi i shkallës së terrorit politik u përmirësuan përkatësisht me 69.7 dhe 25 përqind. Shkalla e vrasjeve është 0.8 për 100,000 banorë, një nivel rekord i ulët për Malin e Zi. Në tetor 2024, një iniciativë rajonale për të zvogëluar posedimin e paligjshëm të armëve – Udhërrëfyesi për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta (AVL) në Ballkanin Perëndimor – u miratua për një fazë të dytë pas suksesit të Udhërrëfyesit origjinal për Kontrollin e AVL-ve në Ballkanin Perëndimor, i cili u miratua në vitin 2018 dhe vendosi objektiva që duhen arritur deri në vitin 2024”, thuhet në raportin e IEP.

Në raportin e vitit 2024, Kosova kishte shënuar progres prej tre vendesh dhe ishte renditur në pozitën e 56-të. Renditjen e kryesojnë Islanda, Irlanda, Zelanda e Re, Austria. Në fund të listës janë Ukraina dhe Rusia./ Monitor

Të këshilluara

Zjarr i madh në Ulqin (VIDEO)

Në Ulqin të Malit të Zi, autoritetet janë duke punuar në shuarjen e një zjarri që shpërtheu në një magazinë përgjatë rrugës që çon drejt kripores. Siç shihet në...

16:31

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI