Flash

"E tërhoqën zvarrë..."/ Dalin dëshmitë për shqiptarin e vrarë gjatë vjedhjes në Itali

Lapsi.al 26 June 2025
"E tërhoqën zvarrë..."/ Dalin dëshmitë

Vijojnë hetimet për të zbardhur vrasjen e shqiptarit Rivaldo Rusi, të riut shqiptar i cili së bashku me dy bashkëatdhetarë kishin shkuar për të vjedhur banesën e një sipërmarrësi italian në afërsi të Salernos. Hetimet e Prokurorisë janë përqendruar në dy drejtime kryesore: Cila ka qenë dinamika e ngjarjes së përgjakshme dhe si u fsheh trupi.

Autopsia, e cila pritet të kryhet në ditët në vijim, do të duhet të japë përgjigje teknike lidhur me të shtënat, ndërkohë që po hetohet nëse sipërmarrësi 60-vjeçar Aurelio Valiante ka vepruar i vetëm apo me ndihmën e një bashkëpunëtori për të varrosur trupin e të riut shqiptar.

Mediat kanë publikuar foton e viktimës, por edhe vendit ku u gjet trupi i groposur i të riut. Ka qenë vetë sipërmarrësi 60-vjeçar, i cili është paraqitur vullnetarisht në Prokurori së bashku me avokatin e tij duke u shfaqur i tronditur dhe i lodhur.

Gjatë një marrjeje të gjatë në pyetje, ai ka pranuar se e ka qëlluar 25-vjeçarin me armë zjarri dhe më pas e ka fshehur trupin e tij. Ngjarja ndodhi gjatë natës mes të dielës dhe të hënës së 23 qershorit. Trupi u gjet i varrosur disa km larg vilës, tre ditë më pas. Në fillim ka qenë shoku i Rivaldit i cili ka rrëfyer në spital se çfarë kishte ndodhur.

“E pashë mikun tim të binte përtokë, pa ndjenja. Pastaj e tërhoqën zvarrë” - tha ai.  Por dëshmia e tij u pa me rezervë deri në momentin kur sipërmarrësi Italian pranoi të rrëfente ngjarjen pas orëve të gjata në hetuesi. Viktima nuk kishte dokumente as leje qëndrimi në Itali por u identifikua nga miku i tij në spital. Në vendin e treguar nga biznesmeni, policia gjeti trupin. Në vendngjarje ndodheshin gruaja dhe vjehrra e viktimës.

U vra nga biznesmeni italian, zbulohet identiteti i hajdutit shqiptar që u  gjet i varrosur, pasi e qëlloi... - Sot News | Lajme

“Ai bëri një gabim”, thanë ato, duke shtuar “Por nuk duhej të kishte vdekur kështu. U varros si kafshë. Na la një fëmijë pa baba.” Autoritetet duhet tani të përcaktojnë nëse bëhet fjalë për vetëmbrojtje apo për një reagim të tepruar. Në qendër të hetimeve janë edhe deklaratat e të riut tjetër shqiptar që mbeti i plagosur dhe që aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin Cardarelli të Napolit. Për të ishte lëshuar urdhër arresti më parë.

Aktualisht, sipërmarrësi është zyrtarisht nën hetim për vrasje, plagosje të rëndë dhe fshehje kufome, por marrja e tij në pyetje dhe hetimet që do të pasojnë do të jenë vendimtare për të përcaktuar çdo përgjegjësi penale të mundshme. /LAPSI.al

Të këshilluara

Zjarr në Çukë të Sarandës

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë këto momente në zonat periferike të Sarandës. Mësohet se zjarri ka rënë në fshatin Çukë me drejtim zonën malore të Me...

18:22

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI