Flash

VIDEO E PLOTE/ Udhëtimi i Ramës me charter luksoz në samitin e NATO-s në Hagë

Lapsi.al 26 June 2025
VIDEO E PLOTE/ Udhëtimi i Ramës me charter luksoz në samitin e

Bëri xhiron e rrjeteve sociale një video e shkurtër e momentit kur kryeministri shqiptar Edi Rama zbriti nga një avion charter në aeroportin Schiphol në Hagë për të marrë pjesë në samitin e NATO-s dy ditë më parë.

Në pamjet që lapsi.al sjell më poshtë shihet se Rama ka udhëtuar me një charter “TC EMR” i modelit Gulfstream G IVSP VIP, ku çdo orë paguhet në shifra të konsiderueshme parash për ekonominë e një familjeje të zakonshme në Shqipëri.

https://www.youtube.com/watch?v=-_PbT762NS0&ab_channel=DorianKodra

Qeveria shqiptare nuk e disponon një avion të tillë dhe Rama mund ta ketë marrë me një qera që varion prej 6,500 dollarë deri në 7,500 dollarë për një orë ku përfshihet gjithçka e nevojshme: ekuipazhi, karburanti, catering VIP dhe ndonjë shërbim ekstra si de-icing ose transfer privat.

“TC EMR” konsiderohet një markë e konfirmuar në fluturimet e luksit në aeroportet ndërkombëtare. Edhe më parë, kryeministri ka udhëtuar me avionë privatë në vizitat zyrtare, por rasti i udhëtimit drejt Hagës është një përjashtim, që shënjon ndarjen e Ramës nga shërbimet e kompanisë Air Albania.

LEXO EDHE: Rama me avion të ri drejt Hagës, pagesa arrin disa dhjetëra mijëra dollarë (VIDEO)

Kjo shënjon edhe ndarjen me deklaratat e tij se nuk udhëton me chartera dhe se shpenzimet e tij të fluturimeve janë më të ulëta se paraardhësit e tij. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zjarr në Çukë të Sarandës

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë këto momente në zonat periferike të Sarandës. Mësohet se zjarri ka rënë në fshatin Çukë me drejtim zonën malore të Me...

18:22

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI