Flash

Flet gjenerali amerikan: Fabrikat e Iranit i goditëm me 6 bomba 13-tonëshe

Lapsi.al 26 June 2025
Flet gjenerali amerikan: Fabrikat e Iranit i goditëm me 6 bomba

Ai nuk deshi ose nuk ishte në gjendje, të konfirmonte se fabrikat e pasurimit të uraniumit të Iranit “ishin fshirë nga faqja e Tokës” siç tha Presidenti Donald Trump. Megjithatë Dan Caine, kryetari i Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë së SHBA, mezi priste të theksonte në një konferencë shtypi të rrallë, të mbushur me njerëz dhe gjithçka tjetër përveçse të qetë, se sa efektiv kishte qenë sulmi i së dielës në mëngjes që çoi Shtetet e Bashkuara të bombardonin Iranin për herë të parë.

“Të gjitha bombat që ne lëshuam shkuan aty ku duhej të shkonin" – tha ai.

Caine kishte në krah shefin e Pentagonit Pete Hegseth. Ishte ai që sulmoi median, veçanërisht CNN dhe New York Times, si "fajtorë" për publikimin e një analize fillestare nga inteligjenca amerikane, sipas së cilës sulmi amerikan kishte ngadalësuar ("me javë ose muaj"), por jo eliminuar, programin bërthamor të Iranit.

ARLINGTON, VIRGINIA - JUNE 26: Chairman of the Joint Chiefs of Staff Air Force Gen. Dan Caine turns to watch a video of a bombing test of the GBU-57A/B Massive Ordnance Penetrator (MOP) used in the attack on the Iranian Fordow Fuel Enrichment Plant during a news conference with U.S. Defense Secretary Pete Hegseth at the Pentagon on June 26, 2025 in Arlington, Virginia. The Department of Defense top officials gave an update after three Iranian nuclear facilities were struck by the U.S. military last weekend and Iran countered by launching missiles at Al Udeid Air Base in Doha, Qatar.   Andrew Harnik/Getty Images/AFP (Photo by Andrew Harnik / GETTY IMAGES NORTH AMERICA / Getty Images via AFP)

Caine u ngarkua me detyrën e shpjegimit të operacionit jashtëzakonisht kompleks që sipas tij kulmuan pas "15 viteve planifikim".

“Në vitin 2009, një oficer nga Agjencia e Reduktimit të Kërcënimeve të Mbrojtjes u dërgua me mision në një vend sekret për t'u informuar mbi diçka që po ndodhte në Iran” – tha ai duke shtuar se ajo që pasoi ishte një periudhë shumë e gjatë përgatitjesh sekrete.

“Njerëzit që e dinin nuk mund të flisnin as me gratë e tyre, familjet e tyre, me askënd”, - tha gjenerali. Me kalimin e kohës, tha ai, “Departamenti i Mbrojtjes kishte shumë njerëz që punonin në këtë program, duke bërë modele dhe simulime që na çuan në të qenit, në heshtje dhe fshehurazi, përdoruesi më i madh i orëve të superkompjuterit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”- tha ai.

ARLINGTON, VIRGINIA - JUNE 26: Chairman of the Joint Chiefs of Staff Air Force Gen. Dan Caine turns to watch a video of a bombing test of the GBU-57A/B Massive Ordnance Penetrator (MOP) used in the attack on the Iranian Fordow Fuel Enrichment Plant during a news conference with U.S. Defense Secretary Pete Hegseth at the Pentagon on June 26, 2025 in Arlington, Virginia. The Department of Defense top officials gave an update after three Iranian nuclear facilities were struck by the U.S. military last weekend and Iran countered by launching missiles at Al Udeid Air Base in Doha, Qatar.   Andrew Harnik/Getty Images/AFP (Photo by Andrew Harnik / GETTY IMAGES NORTH AMERICA / Getty Images via AFP)

Caine ilustroi nivelin e njohurive që ushtria amerikane kishte rreth Fordow, zemrës së programit bërthamor iranian: një vend pasurimi që strehon centrifugat midis 90 dhe 100 metrave nën tokë, në zemër të një mali.

“Nuk krijohet një vend si ky nëse ke një program paqësor”, - tha Caine. Para se të shpjegonte se si armët e përdorura në sulm, bombat GBU 57 që peshojnë mbi 13 tonë që mund të depërtojnë në shtresa betoni për dhjetëra metra para se të shpërthejnë ishin "projektuar, planifikuar dhe lëshuar" për të arritur objektivin e tyre.

ARLINGTON, VIRGINIA - JUNE 26: Chairman of the Joint Chiefs of Staff Air Force Gen. Dan Caine speaks after playing a video of a bombing test of the GBU-57A/B Massive Ordnance Penetrator (MOP) used in the attack on the Iranian Fordow Fuel Enrichment Plant during a news conference with U.S. Defense Secretary Pete Hegseth at the Pentagon on June 26, 2025 in Arlington, Virginia. The Department of Defense top officials gave an update after three Iranian nuclear facilities were struck by the U.S. military last weekend and Iran countered by launching missiles at Al Udeid Air Base in Doha, Qatar.   Andrew Harnik/Getty Images/AFP (Photo by Andrew Harnik / GETTY IMAGES NORTH AMERICA / Getty Images via AFP)

"Një bombë ka tre efekte që shkaktojnë dëme: vala e goditjes, fragmentimi dhe presioni i tepërt. Në këtë rast, pjesa më e madhe e dëmit u shkaktua nga një përzierje". Sipas Caine, 6 bomba "shkatërruese bunkerësh" u hodhën në Fordow për secilën nga hapjet e ventilimit: dhe të gjitha "shkuan pikërisht aty ku duhej të shkonin". Dy "super bomba" të tjera u hodhën në vendin e Natanz.

"Irani, i vetëdijshëm për sulmin, u përpoq të mbulonte boshtet e ventilimit me beton. Nuk do të ndaj dimensionet e sakta të kapakut të betonit, por duhet ta dini se ne e dinim se çfarë ishin ato".

ARLINGTON, VIRGINIA - JUNE 26: A poster of the Fordow Fuel Enrichment Plant is displayed as Chairman of the Joint Chiefs of Staff Air Force Gen. Dan Caine and U.S. Defense Secretary Pete Hegseth hold a news conference at the Pentagon on June 26, 2025 in Arlington, Virginia. Top officials from the Department of Defense gave an update after three Iranian nuclear facilities were struck by the U.S. military last weekend and Iran countered by launching missiles at Al Udeid Air Base in Qatar.   Andrew Harnik/Getty Images/AFP (Photo by Andrew Harnik / GETTY IMAGES NORTH AMERICA / Getty Images via AFP)

Caine e përshkroi operacionin e quajtur "Çekani i Mesnatës", si "kulminacionin e 15 viteve të punës së jashtëzakonshme" dhe citoi se pilotët e bombarduesve të përfshirë në sulme duke e përshkruar shkëndijën pas hedhjes së bombës si "shpërthimin më të ndritshëm që kishin parë ndonjëherë".

Duke iu përgjigjur një pyetjeje nëse i ishte bërë presion për të dhënë një vlerësim tepër pozitiv të sulmit, ai e mohoi me vendosmëri atë: “Jo, nuk më është bërë presion dhe jo, nuk do ta bëja” – tha ai. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI