Flash

Mbërrijnë në kampin e Gjadrit 15 emigrantë të tjerë nga Italia

Lapsi.al 26 June 2025
Mbërrijnë në kampin e Gjadrit 15 emigrantë të

Një anije me 15 emigrantë nga Italia është ankoruar pasditen e sotme në portin e Shëngjinit. Anija mbërriti në port rreth orës 18:00 dhe pas procedurave në qendrën pritëse që zgjatën rreth 2 orë e 30 minuta emigrantët u transferuan në kampin e Gjadrit.

Emigrantët u sollën me mjetin lundrues “Gurdia Costera”. Ky është kontingjenti i katërt i emigrantëve që mbërrijnë në Shqipëri, në bazë të dekretit të ri të qeverisë "Meloni" për sjelljen në Gjadër të emigrantëve të cilëve u është refuzuar azili në shtetin fqinj. Aktualisht në kampin e Gjadrit janë rreth 30 emigrantë të dëbuar. 

Italia është pajtuar t’i mirëpresë emigrantët që fitojnë azilin, ndërsa atyre që nuk u pranohen kërkesat për azil, dëbohen drejtpërdrejt nga Shqipëria. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI