Flash

Lubonja: Rinumërimi i votave, shumë zhurmë për asgjë

Lapsi.al 26 June 2025
Lubonja: Rinumërimi i votave, shumë zhurmë për asgjë

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja komentoi në emisionin “Log.” në News 24 rinumërimin e votave pas zgjedhjeve të 11 majit, duke e cilësuar procesin si “shumë zhurmë për asgjë”. Sipas tij, manipulimi zgjedhor është bërë përpara datës së zgjedhjeve, në kushtet e një partie-shtet që kontrollon çdo pushtet. 

Lubonja theksoi se Shqipëria nuk ka arritur ende të ndërtojë një sistem zgjedhor të pakontestueshëm. Ai u shpreh se vendi po shkon drejt stabilizimit të një regjimi, që nuk lëshon pushtetin nëpërmjet zgjedhjeve.

"Hapja e kutive më duket si shumë zhurmë për asgjë. Kjo, sepse manipulimi i zgjedhjeve është bërë para 11 majit. Kemi një lloj partie-shtet, që kontrollon gjithçka. Një parti që fiton në çdo zgjedhje më shumë vota, ka shpjegim që kontrolli i pushtetit nga PS është rritur. Nuk është sukses qeverisjeje, sepse ka pasur skandale plot në këto vite, e ky popull kaq idiot nuk është për të mos e ndëshkuar qeverisjen.

Ka dy narrativa. Një narrativë është që probleme kemi, por hapa kemi bërë përpara. Narrativa tjetër është se nuk bëhet fjalë për ecje përpara, por për stabilizimin e një regjimi, që kontrollon gjithmonë e më shumë e më me ankth votat. Besoj se kjo e dyta është më e besueshme si narrativë.

Zgjedhjet vazhdojnë që kontestohen e Shqipëria nuk ka ndërtuar dot një sistem zgjedhor të pakontestueshëm dhe është një vend, që nuk kalon testin e demokracisë. Këtu është instaluar një regjim, që nuk e lëshon pushtetin me proces zgjedhor. Edhe opozita ka thënë se nuk ka zgjedhje të lira dhe pastaj thotë që do hyj në zgjedhje e do fitoj, edhe kjo është kontradiktore" - tha Lubonja. /Lapsi.al

Të këshilluara

Zjarr në Çukë të Sarandës

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë këto momente në zonat periferike të Sarandës. Mësohet se zjarri ka rënë në fshatin Çukë me drejtim zonën malore të Me...

18:22

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI