Flash

Gjermania zgjat mandatin e ushtarëve të KFOR në Kosovë

Lapsi.al 26 June 2025
Gjermania zgjat mandatin e ushtarëve të KFOR në Kosovë

Bundestagu gjerman ka vendosur për lejojë vazhdimin e pjesëmarrjes së pjesëtarëve të KFOR-it gjerman në Kosovë. Në njoftimin e publikuar në faqen e tij zyrtare, thuhet se personeli deri në 400 ushtarë gjermanë do të mbetet i pandryshuar.

Mandati i KFOR-it në Kosovë është përgjithësisht i hapur, por Qeveria Federale megjithatë ia paraqet mandatin Parlamentit çdo vit për shqyrtim dhe vendimmarrje. Për shkak të tensioneve ekzistuese, stabilizimi nga KFOR dhe prania e Bundeswehr-it në rajon është ende e nevojshme.

Bundeswehr shihet si garantues sigurie dhe si një plotësues i strukturave të sigurisë dhe kjo është arsyeja pse Gjermania po e mbështet këtë mision brenda kornizës së NATO-s për ruajtjen ushtarake të paqes në Ballkan. Ky është parakushti për zhvillime të mëtejshme politike, sociale dhe ekonomike në Kosovë.

Të këshilluara

Zjarr i madh në Ulqin (VIDEO)

Në Ulqin të Malit të Zi, autoritetet janë duke punuar në shuarjen e një zjarri që shpërtheu në një magazinë përgjatë rrugës që çon drejt kripores. Siç shihet në...

16:31

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI