Flash

Berisha: Endri Fuga prenotoi charterin e Ramës 35 mijë euro

Lapsi.al 27 June 2025
Berisha: Endri Fuga prenotoi charterin e Ramës 35 mijë euro

Sipas kreut të PD-së Sali Berisha charteri privat me të cilin Edi Rama udhëtoi drejt Hagës u prenotua nga vartësi i kryeministrit Endri Fuga. Sipas Berishës, Rama kishte refuzuar të udhëtonte me bileta më të lira edhe pse saimiti i NATO-s në Hagë u njoftua disa muaj më parë, duke i dhënë kohë të prenotonte fluturime shumë herë më të lira.

"36 mijë euro merr Endri Fuga, avionin në dispozicion për Edi dhe Linda Ramën. Në një kohë kur 18 për qind e fëmijëve në Shqipëri nuk kanë tre vakte ushqim në ditë.

Për mua është abuzim ekstrem me pushtetin. Me Holandën, Belgjikën ka disa linja të lira çdo ditë dhe Ramaduro me zonjën e tij, mund të udhëtonin me 40-50 euro biletën dhe të paguanin edhe diçka tjetër më shumë si preferencë.

Por nuk mundet, u duhet avioni në dispozicion. Por kjo mbrohet nga Altin Troplini se ky është një akt i dënueshëm. Nuk ekziston asnjë ligj, asnjë vendim që e autorizon kryeministrin që të veprojë në këtë mënyrë. Samiti i NATO-s ishte i paralajmëruar muaj më para dhe muaj më parë mund të prenotoheshin biletat. Por jo, do shkonte i kapardisur me çarter pasi shpenzoi 21 milionë euro.

A u kujtohet kur u thoshte shqiptarëve se çarteri është më i lirë se biletat? Çfarë mashtrimi bënte. Kështu që nuk mund të mos e dënoj me forcën më të madhe këtë akt" u shpreh Berisha.

Të këshilluara

Zjarr i madh në Ulqin (VIDEO)

Në Ulqin të Malit të Zi, autoritetet janë duke punuar në shuarjen e një zjarri që shpërtheu në një magazinë përgjatë rrugës që çon drejt kripores. Siç shihet në...

16:31

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI