Flash

Vajza e Toto Rinës në gjurmët e të atit, në burg për zhvatje mafioze

Lapsi.al 27 June 2025
Vajza e Toto Rinës në gjurmët e të atit, në burg

Maria Concetta Riina dhe bashkëshorti i saj, Antonino Ciavarello, janë vendosur nën masën paraprake të arrestit me burg, me vendim të Gjykatës së Rishikimeve në Itali.

Të dy janë të akuzuar për zhvatje të rënduar dhe tentativë zhvatjeje, të kryera me metoda mafioze ndaj dy sipërmarrësve nga rajoni i Toskanës.

Vajza dhe dhëndri i ish-bosit famëkeq të Cosa Nostra-s, Salvatore “Totò” Riina, janë në hetim nga Prokuroria e Firences dhe Karabinierët e Njësisë Speciale ROS. Edhe pse masa e arrestit nuk është ende e ekzekutueshme për shkak se vendimi nuk është përfundimtar, Gjykata e Apelit ka pranuar ankimimin e prokurorisë duke vlerësuar se ekziston rreziku real për manipulim të provave dhe përsëritje të krimit.

Ngjarjet në fjalë datojnë në gusht të vitit 2024. Sipas hetimeve, Riina dhe Ciavarello i kanë dërguar dy sipërmarrësve kërkesa kërcënuese dhe urgjente për para, që sipas prokurorisë, kanë dhënë efekt, duke detyruar njërin prej tyre të dorëzonte një shumë parash.

Megjithëse i ndaluar në burg gjatë asaj kohe, Antonino Ciavarello kishte arritur të komunikonte përmes një telefoni celular me bashkëshorten dhe me viktimat e dyshuara. Sipas aktakuzës, një nga sipërmarrësit nga Siena është detyruar t’u dorëzojë 1,000 euro dhe një shportë ushqimore me vlerë rreth 150 euro. Ndërkohë, një tjetër përpjekje për zhvatje ndaj një sipërmarrësi nga Piza nuk ka pasur sukses.

Një nga mesazhet më domethënëse që dyshohet se është dërguar nga Riina thuhet se përmbante frazën: “Ne jemi gjithmonë të njëjtët si më parë, njerëzit nuk ndryshojnë” – një deklaratë që, sipas hetuesve, dëshmon qartë përdorimin e presionit tipik të mafies për të mbjellë frikë dhe për të imponuar ndikim.

Rasti pritet të vazhdojë në instancat më të larta, ndërsa hetimet përfshijnë elementë që mund të çojnë edhe në akuza të tjera në lidhje me komunikimet dhe përdorimin e mjeteve të paligjshme nga brenda burgut.

Të këshilluara

Gjermania rrit ndjeshëm pagën minimale

Paga minimale në Gjermani pritet të rritet me rreth 14% gjatë 18 muajve të ardhshëm, sipas një marrëveshjeje që duket se shmang një çështje potencialisht përçar...

16:51

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI