Flash

Fleta e votimit vuloset në fshehtësi/ Berisha: Prova e "trenit bullgar"

Lapsi.al 10 June 2025
Fleta e votimit vuloset në fshehtësi/ Berisha: Prova e "trenit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, publikoi një video që sipas tij tregon manipulimin e votës në zgjedhjet e 11 majit përmes metodës së ashtuquajtur “Treni Bullgar”. Ai deklaroi se kjo metodë, e përdorur edhe nga regjimet autoritare si ai i Putinit dhe Lukashenkos, u aplikua në disa qendra votimi në Shqipëri.

Berisha u shpreh komisionerë të lidhur me partinë në pushtet organizuan një skemë të paligjshme votimi brenda një kafeneje. Berisha publikoi pamje që dëshmojnë manipulimin, ku fletët e votimit vulosen dhe dorëzohen jashtë qendrës së votimit. Ai e cilësoi këtë veprim si krim elektoral që e bën procesin zgjedhor të pavlefshëm.

"Siç paralajmërova, në farsën elektorale të 11 Majit u përdorën të gjitha metodat për manipulimin e zgjedhjeve, njëra prej të cilave përdoret gjerësisht nga Putini dhe Lukashenko dhe njihet me emrin e Trenit Bullgar.

Me të drejtë dje, një gazetare pyeti këtu se ku është treni. Unë sot kam sjellë Trenin Bullgar para jush dhe qytetarëve shqiptarë. Ju do shihni se si kriminelë elektoralë brenda qendrës elektorale realizojnë atë mekanizëm manipulimi që quhet Tren Bullgar, që i bën zgjedhjet tërësisht të pavlefshme, që kontrollon tërësisht vullnetin e qytetarëve. Këta janë një grup kriminal brenda qendrës së votimit, komisionerë të partisë së krimit. Qendra e votimit është në një kafene, shikojeni... Ja fleta e votimit... Ja, merr vulën e vulos fletën e votimit. Si në filma, sikur ta kishin xhiruar. Tani vjen me vulën e dytë këtu. E vulos. Tani po fsheh krimin. E fut në banak poshtë fletën e votimit. Me gjakftohtësi të paparë. Është po ky... tani e nxjerr fletën e votimit, do e çojë në destinacion. Shikojeni, ia dha tjetrit jashtë qendrës. Edhe njëherë, aty po voton ai" u shpreh Berisha.

https://www.youtube.com/watch?v=qAYv3ivam7g&ab_channel=PartiaDemokratikeeShqip%C3%ABris%C3%AB

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI