Flash

Shtatë muaj pas arrestimit Meta mbetet në burg, avokati flet për “inkuizicion”

Lapsi.al 9 June 2025
Shtatë muaj pas arrestimit Meta mbetet në burg, avokati flet për

Edhe pse kanë kaluar më shumë se shtatë muaj nga dita e arrestimit të Ilir Metës, kreut të Partisë së Lirisë, ai vijon të mbahet në paraburgim, ndërkohë që Prokuroria e Posaçme ka vendosur të zgjasë sërish hetimet me 3 muaj të tjerë. Lajmi u konfirmua këtë të hënë nga avokati i tij, Kujtim Cakrani, i cili reagoi me tone të forta, duke e cilësuar qëndrimin e Metës në qeli si një “burgim i paligjshëm” dhe “përndjekje politike”.

Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024 dhe më 27 maj të këtij viti iu komunikuan zyrtarisht akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, në lidhje me aferën CEZ-DIA, lobimin në SHBA dhe një hetim pasuror të mbartur prej vitesh. Por, sipas avokatit, edhe pse akuza tashmë është komunikuar, organi i akuzës vazhdon ta mbajë në burg, pa asnjë provë konkrete.

“Thonë se nuk janë mbledhur provat për të dhe e mbajnë në burg Presidentin e Republikës. Nuk janë mbledhur prova, nuk ka asnjë fakt pse mbahet dhe është absurde që presidenti qëndron në paraburgim”, u shpreh avokati Cakrani, i cili paralajmëroi se vendimi i zgjatjes do të ankimohet.

Sipas tij, SPAK ka tejkaluar çdo afat procedural dhe mbajtja në paraburgim e ish-presidentit, pasi akuzat janë bërë publike, është shkelje flagrante e të drejtave. Madje, Cakrani ironizoi edhe arsyetimin e dhënë nga prokuroria për të justifikuar zgjatjen: “Tani SPAK na thotë se nuk ka mbaruar akoma mbledhjen e provës, kjo është kërkesë e SPAK për zgjatjen e hetimeve. Thonë se po presin provat, presin një akt ekspertimi për ish-vjehrrën e tij, se ça lidhje ka Meta me ish-vjehrrën…”

“Presidenti Meta është rrëmbyer dhe SPAK-u është kthyer në një Prokurori politike. Hetimet kanë nisur 6 vitet më parë. Çështja hetohet nga Tirana dhe jo SPAK, por SPAK po të donte kishte hetuar policët që rrëmbyen presidentin. Inkuizicioni që po bëhet ndaj Metës është i paprecedentë në botë. Është e pamoralshme dhe joligjore ta mbash ende në paraburgim” u shpreh Cakrani.

Ndërkohë që SPAK pretendon se zgjatja është 3-mujore, avokati Cakrani këmbënguli se afati i dhënë është 6 muaj dhe paralajmëroi ndjekje ligjore në instanca më të larta: “SPAK ka tejkaluar afatet e mbledhjes së provave. Ai ka mbi 7 muaj në paraburgim, prokuroria ka detyrim ligjor që çdo dy muaj të bënte referimin për hetimet. Ne do i pasqyrojmë edhe më vonë, do e vijojmë betejën deri në Strasburg. Po përgatiten edhe materialet për Gjykatën Kushtetuese.”

Me një ton të ashpër ndaj strukturës antikorrupsion, Cakrani përfundoi duke thënë: “Nuk e di me çfarë detyrimesh e ligjesh punon SPAK për këtë inkuizicion, as Aranit Çela nuk ka arritur në këtë situatë. Ai është numri dy i opozitës, pas zotit Berisha. Pas 6 vitesh hetimesh tani kërkojnë përsëri zgjatjen e hetimit. Kjo çështje do shkojë deri në Gjykatën Evropiane, ne jetojmë në një vend autokrat, në autokraci. Këto janë mjetet ligjore.”

 

Të këshilluara

Berisha denoncon blerjen e votave në Tiranë

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka denoncuar publikisht përmes një videoje të re një rast të blerjes së votës në zonën e Babrrusë, në Tiranë. Në konfere...

13:30

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI