Flash

Caktohet data e zgjedhjeve lokale në Kosovë

Lapsi.al 9 June 2025
Caktohet data e zgjedhjeve lokale në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar 12 tetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta lokale.

“Ky vendim është marrë pas shqyrtimit të kujdesshëm të propozimeve të subjekteve politike, si dhe pas një analize të plotë, në përputhje me afatet kushtetuese dhe ligjore”, u tha në njoftimin e Presidencës së Kosovës.

Caktimi i kësaj date, sipas Presidencës, synon që të mundësojë përgatitje të plotë të procesit zgjedhor nga institucionet përgjegjëse, përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe institucionet e tjera relevante, “me qëllim të respektimit të standardeve më të larta të administrimit zgjedhor”.

Osmani u ka bërë thirrje subjekteve politike, organizatave dhe shoqërisë civile që t’i qasen “me përgjegjësi të plotë në funksion të garantimit të një procesi gjithëpërfshirës, të rregullt dhe të drejtë”.

Më 4 qershor, Osmani ishte takuar me përfaqësuesit e partive politike për t’u konsultuar rreth datës për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta lokale. Në takim nuk kishin marrë pjesë përfaqësuesit e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit.

Gjatë këtij takimi ishin përmendur datat 5, 12 dhe 19 tetor për mbajtjen e zgjedhjeve.

Zgjedhjet e fundit lokale, Kosova i ka mbajtur në tetor të vitit 2021.

Lidhja Demokratike e Kosovës kishte fituar në më së shumti komuna, pasur nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës./rel

Të këshilluara

Berisha denoncon blerjen e votave në Tiranë

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka denoncuar publikisht përmes një videoje të re një rast të blerjes së votës në zonën e Babrrusë, në Tiranë. Në konfere...

13:30

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI