Flash

Berisha denoncon blerjen e votave në Tiranë

Lapsi.al 9 June 2025
Berisha denoncon blerjen e votave në Tiranë

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka denoncuar publikisht përmes një videoje të re një rast të blerjes së votës në zonën e Babrrusë, në Tiranë. Në konferencën me gazetarët, Berisha e cilësoi procesin zgjedhor të 11 majit si një farsë elektorale, e orkestruar nga qeveria e Edi Ramës.

Sipas tij, përveç përdorimit të resurseve shtetërore dhe fondeve publike për të ndikuar votuesit, qeveria ka kaluar edhe në shpërndarje të drejtpërdrejtë të parave në këmbim të votës. "Ky është momenti kriminal i ndarjes së parave," u shpreh Berisha, duke paraqitur pamjet filmike që, sipas tij, vërtetojnë manipulimin elektoral në zemër të kryeqytetit.

"Narkoqeveria e kreut të organizatës kriminale, Edi Ramës, nuk u mjaftua me shpërndarjen e 76 milionë eurove, 100 euro për pensionist, në total 48 përqind të votuesve për blerjen e votës. Me dhurimin e 200 milionë eurove gjoba dhe kamata 2 ditë para zgjedhjeve.

Nuk u mjaftua me firmosjen e dhjetëra mijëra lejeve të legalizimit, certifikatave të pronësisë. Me përdorimin e dhjetëra mijëra automjeteve, të gjitha të shtetit dhe pa asnjë lidhje me fushatat elektorale. Nuk u mjaftua me punësimin e mbi 10 mijë punonjësve për votë në qeverisjen lokale dhe qendrore, por ajo kaloi direkt dhe në blerje vote duke shpërndarë fshehtas para për zgjedhësit shqiptarë. Natyrisht shpërndarja e fshehtë e parave është vështirë të kapet sepse ata që kryejnë këtë krim elektoral, bëjnë çdo gjë që të fshihen gjurmët e tij dhe të mos dalë.

Megjithatë kamerat e qytetarëve syçelët kanë filmuar momentin kriminal të ndarjes së parave për vota. Dhe kjo jo të themi pas Dajtit apo në Mokër apo në Tropojë apo në zonat më të largëta. Jo, kjo në Tiranë, në Babrru dhe urdhëroni videon që do u paraqes sot para jush," tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI