Flash

Finale dramatike në Roland Garros/ Triumf i Alcaraz pas 5 orë e gjysmë ndaj Sinner

Lapsi.al 8 June 2025
Finale dramatike në Roland Garros/ Triumf i Alcaraz pas 5 orë e

Në Paris të dielën nuk ishte një ndeshje tenisi. Dukej si një histori jete a vdekjeje. Përballë ishin një fenomen italian dhe një mrekulli spanjolle, të cilët në krye të 5 orëve e 29 minutave të betejës epokale kërkonin vetëm një gram shtesë force për t'u kapur pas ekzistencës. Në fund ishte Jannik Sinner ai që u fundos në atë det balte të kuqe.

Ndërsa Carlos Alcaraz bëhet i pesti që në moshën 22 vjeç konfirmohet si kampion i Roland Garros për të dytin vit radhazi duke mposhtur “numrin 1” të botës. Dhe jo aq lehtë. Sinner kaloi përpara në dy sete, por humbi të tretin (edhe pse udhëhiqte 5-3) dhe në fije të perit u rrëzua edhe në të katërtin. Për të plotësuar dramën i pesti u mbyll barazim. Pas kësaj në Paris do të luhej se kush arrinte 10 pikë që dukej një “kalim dramatik në shkretëtirës". Spanjolli e mbyll 10-2.

Përfundon gjithçka në 4-6, 6-7, 6-4, 7-6, 7-6.

Pesë sete gjatë të cilave ndodh gjithçka. Është e vështirë të përmblidhen pikat kryesore për kthesat, përmbysjet, emocionet e dhuruara nga Sinner dhe Alcaraz, gjithnjë e më shumë armiq të njëri-tjetrit. Kjo është humbja e pestë radhazi e Jannik përballë spanjollit.

Kjo në Paris, deri më tani ishte një nga finalet që do të mbahen mend gjatë.

Megjithatë finalja e humbur e Roland Garros, (slam i parë nga katër që ai nuk arrin ta fitojë), nuk i heq asgjë madhështisë së Jannik Sinner. Ai mbetet “numri 1” në botë.

“Çfarë ndeshjeje, Carlos” – ishin fjalët e Jannik që ka forcën të buzëqeshë. Elegant edhe në humbje: “E meritoje. Ishte më e lehtë të luaja sesa të bëja këtë bisedë… Dhashë gjithçka. Vetëm pak muaj më parë do të kisha nënshkruar vetëm për të qenë në finalen e Parisit, tani është e vështirë për t’u tretur, por kjo është në rregull, le të vazhdojmë përpara” – tha italiani.

Alcaraz i kthen komplimentet, të cilat janë të sinqerta: "Do të jesh kampion i këtij turneu jo një herë, por shumë herë. Është një privilegj të ndaj fushën me ty, tenisi yt është stratosferik” – tha spanjolli. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI