Flash

Andi Bushati: Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Heqja e flamurit të UÇK në stadium, reagon Shoqata e Veteranëve të Kosovës

Lapsi.al 8 June 2025
Heqja e flamurit të UÇK në stadium, reagon Shoqata e

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK) ka reaguar ashpër ndaj ngjarjes së ndodhur një ditë më parë në stadiumin ‘Arena Kombëtare’ në Tiranë, gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë, ku forcat e policisë larguan nga tribuna flamurin e UÇK-së.

Përmes një deklarate në rrjetet sociale, OVL ka shprehur indinjatën e saj të thellë, duke theksuar se një akt i tillë përbën një fyerje të rëndë ndaj kujtesës historike dhe sakrificës së luftës çlirimtare.

“Kur preket flamuri i UÇK-së, preket gjaku i Dëshmorëve tanë, amaneti i tyre, liria për të cilën ata ranë. Ai flamur është varri i atyre që s’u kthyen kurrë, është kujtimi i atyre që jetojnë përherë në ndërgjegjen tonë. Të na thuhet se nuk ka vend për të në tokë shqiptare, është një therje në shpirt për çdo familje Dëshmori, për çdo luftëtar, për çdo zemër që rreh shqip”, thuhet në reagim.

Gjatë ndeshjes, tifozët nuk janë lejuar të hyjnë në stadium me veshje që kishin të stampuar logon e UÇK-së apo materiale të tjera të ngjashme me simbolikën e saj. Megjithatë, disa persona arritën të fusin flamurin e UÇK-së në tribuna, por në disa raste, policia ndërhyri për ta larguar.

Ky veprim ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik, ndërsa Organizata e Veteranëve kërkon sqarime për arsyet dhe motivet e këtij ndalimi në një vend ku, sipas tyre, “nuk duhet të ketë kufij për gjakun që është derdhur për liri”.

Reagimi i plotë i OVL-se:

Na dhemb zemra oj nanë Shqipni.

Kur preket flamuri i UÇK-së, preket gjaku i Dëshmorëve tanë. Preket amaneti i tyre, preket liria për të cilën ata ranë.

Ai flamur është varri i atyre që s’u kthyen kurrë, është kujtimi i atyre që jetojnë përherë në ndërgjegjen tonë.

Të na thuhet se nuk ka vend për të në tokë shqiptare, është një therje në shpirt për çdo familje Dëshmori, për çdo luftëtar, për çdo zemër që rreh shqip.

Nuk kërkojmë asgjë më shumë veçse respekt, për ata që s’kërkuan asgjë, përveç lirisë sonë.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, jo me mllef, por me zemër të thyer, kërkon ndjeshmëri e kujdes, sepse kjo nuk është politikë, është kujtesë dhe kujtesa është e shenjtë.

Të këshilluara

ide

Andi Bushati: Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI