Flash

SPAK çon në gjykatë Evis Berberin: Skemë korrupsioni dhe pastrim parash te ARRSH

Lapsi.al 4 June 2025
SPAK çon në gjykatë Evis Berberin: Skemë korrupsioni dhe

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim çështjen penale nr. 214/1 të vitit 2023, ku në qendër të akuzës ndodhet ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Agjencisë për Efiçencën e Energjisë, Evis Berberi. Ai akuzohet për katër vepra të rënda penale: shkelje e barazisë në tendera, korrupsion pasiv në gjashtë raste, pastrim parash në bashkëpunim dhe në mënyrë të përsëritur, si dhe përvetësim i paligjshëm përmes kontrollit të një kompanie private në konflikt interesi të pastër.

Sipas SPAK, Berberi rezulton të jetë pronar de facto i kompanisë “DAAM” sh.p.k., ndonëse ligjërisht ajo figuron në emër të tre personave të tjerë të pandehur (Valter Begaj, Ervis Lami dhe Brunilda Buli), të cilët raportonin dhe ekzekutonin urdhra financiarë të Berberit në mënyrë sistematike.

Hetimi zbuloi se përmes lidhjes së drejtpërdrejtë me kompaninë “Net Group” sh.p.k. të Valter Begajt, Evis Berberi manipuloi procedurat e tenderimit në shtatë raste të ndryshme, duke përfituar personalisht shuma të mëdha parash. Vetëm nga korrupsioni në favor të “Net Group”, Berberi mori rreth 77 milionë lekë në mënyrë të parregullt, të maskuara me fatura fiktive midis “Net Group” dhe “DAAM”.

Në shumë nga tenderat publikë, Berberi vepronte si titullar i institucionit kontraktor apo si kryetar i komisionit të vlerësimit të ofertave, duke përdorur pozicionin për të ndikuar drejtpërdrejt në përzgjedhjen e fituesve dhe për të ndarë përfitimet me bashkëpunëtorët e tij.

Ndërkohë, SPAK dokumenton se Berberi kontrollonte llogaritë bankare të “DAAM”, vendoste për pagat dhe licencat profesionale, përdorte të ardhurat për shpenzime personale dhe drejtonte investimet në pasuri të paluajtshme – të gjitha ndërkohë që mbante poste drejtuese publike.

Gjykata e Posaçme ka vendosur sekuestrimin e pasurive të kompanisë “DAAM”, përfshirë kuotat, disa prona të paluajtshme dhe automjete. Në banesën e Berberit janë gjetur dhe sekuestruar shuma të konsiderueshme në euro, paund dhe lekë, për të cilat SPAK dyshon se janë produkte të aktivitetit kriminal.

Në total, dosja përfshin 23 të pandehur fizikë dhe 2 juridikë, me një skemë të përpunuar ku bashkëpunimi midis zyrtarëve publikë dhe kompanive private synonte kontrollin dhe përfitimin sistematik nga fondet publike në sektorët e energjisë dhe infrastrukturës.

Të këshilluara

Jessie J diagnostikohet me kancer gjiri

Jessie J ka njoftuar publikisht se është diagnostikuar me kancer të gjirit në fazë të hershme. Ajo e ndau këtë lajm me ndjekësit e saj në Instagram përmes nj...

14:03

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI