Flash

Rrëfimi për vrasjen e Fridman Xhaferraj "Lutej, qante... para goditjes"

Lapsi.al 4 June 2025
Rrëfimi për vrasjen e Fridman Xhaferraj "Lutej, qante... para

Bashkëpunëtori i drejtësisë, Artan Tafani ka rrëfyer detaje tronditëse në sallën e gjyqit ditën e sotme. I penduari i drejtësisë, pjesë e bandës së Laert Haxhiut ka dëshmuar për herë të parë në GJKKO edhe për vrasjen e Fridman Xhaferrajt.

Ligori mori në telefon Laertin dhe i tha se Klisman Xhaferri kishte folur në celular me dikë për punë malli. Menjëherë, sapo ishim në hotel, na tha Laerti: “Çohuni, do ikim në Korçë ta vrasim.

Pas arritën në Korçë, Tafani rrëfen se e morën Fridmanin në makinë me pretendimin se do të paketonin hashash, ndërkohë që qëllimi ishte vrasja e tij. Sipas dëshmisë, Xhaferraj lutej dhe qante për falje, por pavarësisht kësaj, i riu u dhunua dhe u vra në mënyrë makabre.

Tafani: Në makinë Laerti i tha: “Do e vrasim Fridmanin. Marigleni dhe Bledari zbritën më pas nga makina. Ne vijuam për në Korçë. Në një rezervuar ku shkuam, Laerti nuk e pëlqeu vendin. Ia rekomanduan Bledar Berberi dhe Mariglen Topuzi. Në Korçë shkuam unë, Laerti dhe Lulzimi. Shkuam te shtëpia e Ligor Romaçkes. U nisëm për te rezervuari i Gjankshit. Na çoi Ligori si i zonës. Laertit i pëlqeu. Lulzimin e lamë aty, shkuam dhe morëm një litar e një gomë makine. E morëm Fridmanin në makinë, po s’i thamë gjë ku do shkonim. I thamë: “Do paketojmë hashash.” Sa mbërritëm, Laerti i thotë Fridmanit: “Po qysh ishte ai muhabeti që ke thënë ‘do flas po s’më nxorët nga burgu’?” Ai tha: “Jo.” Qante i shkreti. Lutej, “O Marius,” më thoshte, “thuaj të më falë.”

Gjuajti njëherë Lulzimi me e kap në kokë, ai lëvizi kokën. Pastaj Laerti i tha: “Vrite,” Lulzimit. I gjuajti mbrapa kokës, po ai lëvizte akoma, merrte frymë akoma. Pastaj i ramë me atë gomën. E lidhëm me litar dhe e futëm në rezervuar. E lidhën trupin edhe me gomë që ta fundoste në ujë. Njëherë doli në sipërfaqe, pastaj e lidhëm me gurë e hodhëm brenda.

Pjesën tjetër të lekëve e mbajti Laerti. Unë ika, rrija në Sarandë në behar. Kur doli në lajme që ishte gjetur trupi i Fridmanit në Gjanç, më mori Lulzimi, më tha: “Hajde pak në Tepelenë.” Nuk doja të ikja. Erdhi në Sarandë Lulzimi me Laertin. Gjatë kësaj kohe, Lulzimi u shpall në kërkim. Laerti iku në Greqi. Pas ca kohësh ika dhe unë. Kur takova Laertin, më përmendi që “do vrasim Rexhep Ginajn.

Ngjarja ndodhi në 13.06.2021,në rezervuarin e Gjançit në Korçë. 26 vjeçari Fridman Xhaferi u gjet i pajetë në rezervuar me plagë të mëdha në kokë. Atëherë u tha se autorë ishin Kristi Bixheku e Lulëzim Spahija.

Të këshilluara

Jessie J diagnostikohet me kancer gjiri

Jessie J ka njoftuar publikisht se është diagnostikuar me kancer të gjirit në fazë të hershme. Ajo e ndau këtë lajm me ndjekësit e saj në Instagram përmes nj...

14:03

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI