Flash

 Jamie Foxx shpërthen ndaj Diddy: I neveritshëm

Lapsi.al 3 June 2025
 Jamie Foxx shpërthen ndaj Diddy: I neveritshëm
Jamie Foxx ka shpërthyer në një seri talljesh ndaj reperit  Sean “Diddy” Combs, gjatë një performance në eventin “Netflix is a Joke” në West Hollywood. Në një video të publikuar nga Urban Hollywood, Foxx iu referua akuzave të rënda kundër Diddy-t për trafik seksual dhe dhunë, duke u shprehur: “Nuk e di nëse do përfundojë në burg, por ai është një i neveritshëm! Sidomos për komunitetin tonë – ai ishte hero për ne. Tani, gjithë ajo punë me vaj bebeje…”

Foxx i referohej dëshmive tronditëse, përfshirë pretendimin e ish-të dashurës së Combs, Cassie Ventura, e cila tha se ai detyroi një eskortë mashkull të urinojë në gojën e saj.

Kur Jamie përmendi këtë detaj, vajza e tij Corinne Foxx, e cila po moderonte eventin, u përpoq ta ndalonte duke i thënë: “Lëre, mjafton,” por Jamie vazhdoi: “Dhe pastaj ajo puna me urinën… pse je kaq i neveritshëm, Diddy?”

Ai gjithashtu bëri shaka me frazën ikonike të Combs, “Take that, take that”, duke thënë: “Tani e dëgjojmë ndryshe… Çfarë po marrim? Se unë s’dua asgjë nga ato!”

Sean “Diddy” Combs, 55 vjeç, aktualisht ndodhet në gjyq për akuza të shumta, përfshirë: trafik seksual me forcë apo mashtrim, transport për prostitucion. Ai ka mohuar çdo akuzë dhe ka deklaruar pafajësinë e tij. Në një intervistë të mëhershme, Jamie Foxx hodhi poshtë thashethemet se Combs kishte lidhje me problemet e tij shëndetësore në vitin 2023, kur pësoi një hemorragji cerebrale dhe goditje në tru. “Pashë lajme që thoshin ‘Puffy u përpoq të më vriste’. Jo, nuk është e vërtetë” – u shpreh aktori gjatë një diskutimi me The Hollywood Reporter.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI