Flash

U vra me 12 plumba në oborrin e shtëpisë, detaje nga ekzekutimi i Pjetër Kazës

Lapsi.al 3 June 2025
U vra me 12 plumba në oborrin e shtëpisë, detaje nga ekzekutimi i

Emisioni “Në Shënjestër” i gazetares Klodiana Lala, ka sjellë detaje të reja nga vrasja e së dielës, 1 qershor, ku mbeti i vdekur Pjetër Kaza, 57-vjeç.

Kaza sapo kishte lënë punën e tij në minierë dhe si çdo mbrëmje po kthehej në banesën e tij në Tale të Lezhës aty ku jetonte me familjen.

Ishte ora 1 e mëngjesit e datës 1 Qershor kur ai ndërsa po bëhej gati të hapte portën e madhe të banesës së tij, teksa e ndanin vetëm pak hapa nga qetësia e banesës, një tytë arme me 12 plumba që derdhi zjarr pareshtur drejt trupit të tij, i mori jetën pa i dhënë asnjë mundësi shpëtimi duke e shpuar tej e përtej.

Mendohet se autori apo autorët kanë përdorur një armë zjarri silenciator, për të mos u dëgjuar krismat pasi plumbat nuk u dëgjuan nga askush, as nga vetë familjarët e tij të cilët duhet të prisnin mëngjesin, për të kuptuar se i afërmi i tyre kishte humbur jetën tragjikisht në derën e banesës, ndërsa ata e prisnin si zakonisht të kthehej në banesë.

Policia grumbulloi në vendngjarje të paktën 12 gëzhoja plumbash dhe mori dëshmitë e para për krimin.

E para që iu përgjigj hetuesve ishte bashkëshortja e viktimës e cila konfirmoi se e gjeti të shoqin të vrarë në orën 5 të mëngjesit, edhe pse nuk kishte dëgjuar asnjë krismë, që t’i tërhiqte vëmendjen.

“Bashkëshortja e viktimës deklaron se e gjeti të vrarë bashkëshortin në orët e para të mëngjesit, dhe makina ishte ende e ndezur. Ajo tha se bashkë shorti nuk ruhej për shkak se kishte humbur 2 vëllezër për motive gjakmarrje dhe i treti ndodhej në burg”, tha gruaja e viktimës në dëshminë e saj para grupit hetimor.

Vrasja e Pjetër Kazës riktheu edhe njëherë hijet e frikshme të një gjakmarrje mes fiseve Kaza dhe Gjini mbi 30-vjeçare, që deri më sot ka prodhuar 5 viktima.

Përplasja e fisit Kaza me atë Gjini e ka gjenezën në vitin e largët 1994.

Plot 31 vite më parë, koha kur nisi edhe një gjakmarrje që duket se vazhdon edhe sot./Në Shënjestër, BW

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI