Flash

Ukraina shpërthen urën e Kerçit që lidh Krimenë e pushtuar me Rusinë

Lapsi.al 3 June 2025
Ukraina shpërthen urën e Kerçit që lidh Krimenë e

Ukraina ka kryer një shpërthim masiv nënujor që synonte të shkatërronte urën kryesore rrugore dhe hekurudhore që lidh gadishullin e Krimesë të pushtuar me Rusinë. Shpërthimi arriti vetëm të dëmtojë mbështetëset e saj nënujore.

Operacioni, për të cilin shërbimi i sigurisë SBU i Kievit mori përgjegjësinë, është operacioni i dytë i rëndësishëm që Ukraina kryen brenda pak ditëve duke goditur asete të rëndësishme ruse, pas një sulmi të sofistikuar me dron ndaj flotës strategjike bombarduese të Moskës të dielën.

Sulmi vjen teksa Ukraina konfirmoi se ishte ftuar në samitin e NATO-s që mbahet këtë muaj, pasi Presidenti Volodymyr Zelenskyy tha se do të ishte një "fitore" për Rusinë nëse Kievi nuk do të ishte i pranishëm.

Sulmi i fundit në urën Kerç, 12 milje të gjatë një projekt prestigjioz i presidentit rus, Vladimir Putin, të cilin ai e hapi në vitin 2018 vjen mes asaj që duket të jenë përpjekje të vendosura nga Ukraina për të ndryshuar narrativën e promovuar nga administrata Trump se Kievi ka pak karta në dorë në këtë luftë.

Minimi i urës, e cila mbrohet fuqishëm nga forcat ruse, vjen pas sulmit të guximshëm me dronë me rreze të gjatë veprimi ndaj bazave ajrore thellë brenda Rusisë, në të cilin Zelenskyy pretendoi se ishin dëmtuar "34% e transportuesve strategjikë të raketave [të Rusisë]".

Në një zhvillim të mëtejshëm të martën, komiteti hetimor shtetëror i Rusisë akuzoi Ukrainën për kryerjen e "akteve të terrorizmit" duke hedhur në erë dy ura hekurudhore në Rusi gjatë fundjavës. 7 persona u vranë dhe 113 u plagosën, përfshirë fëmijë, kur dy trena u përplasën si pasojë e sulmeve.

Një sulm me raketa ruse në qytetin verilindor të Ukrainës, Sumy, të martën vrau të paktën 4 persona dhe plagosi 25 të tjerë, thanë zyrtarët. Zelenskyy e denoncoi sulmin, duke thënë se ai nënvizonte faktin se Moska nuk kishte ndërmend të ndalte luftën.

SBU u shpreh se operacioni kundër urës së Kerçit ishte planifikuar për disa muaj dhe se kishte "dëmtuar rëndë" bazën e mbështetëseve të urës. Është hera e tretë që Ukraina synon rrugën kryesore logjistike që nga pushtimi në shkallë të plotë i Moskës në vitin 2022.

Ukraine war: What do satellite images of the Kerch Bridge explosion tell us  about the cause of the blast? | World News | Sky News

Në tetor 2022, një kamion shpërtheu në urë, ndërsa në korrik 2023, SBU tha se kishte hedhur në erë një pjesë të urës duke përdorur një dron detar eksperimental. Të dyja herët, Rusia riparoi pjesët e dëmtuara. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI