Flash

Drejtuesi i policisë shfryn flluskën e SPAK: Kryem një operacion mesatar!

Lapsi.al 3 June 2025
Drejtuesi i policisë shfryn flluskën e SPAK: Kryem një operacion

SPAK dhe Policia e Shtetit kanë zhvilluar një operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze, që ka çuar në disa arrestime të personave të përfshirë në trafik droge. Sipas hetimeve që kanë nisur në Finlandë prej më shumë se dy vitesh, është identifikuar një rrjet trafikantësh që operonin në disa vende të Europës, me drejtues shqiptarë që vepronin nga Shqipëria.

Në një deklaratë të përbashkët për median, prokurori finlandez që ndoqi çështjen tu shpreh gjatë një konference të përbashkët se: “Shumë amfetaninë përdoret në Finlandë, origjina është në Hollandë. Si shembull, kanabisi ishte dërguar nga Spanja në drejtim të Finlandës. Këto 56 njerëz të arrestuar në Finlandë, 10 prej tyre janë nga Shqipëria. Kemi edhe finlandezë, polakë të dënuar.”

Ndërkohë prokurori i SPAK që ndoqi hetimet në vendin tonë, Alfred Shehu u shprej se: “Përveç polakëve, ka edhe romunë, aziatikë dhe afrikanë. Karakteristikë e tyre ka qenë bashkëpunimi i tyre me njëri-tjetrin. Dy nga grupet organizonin trafikun nga Shqipëria për ta dërguar nga Spanja, Holandë dhe Finlandë, ku kishin rrjetin e shpërndarjes. Një grup tjetër, vetëm me shqiptarë, vepronte vetëm në Finlandë. Një grup tjetër kishte detyrë dërgimin e kanabisit nga Spanja në Finlandë me shërbim postar.”

Por pavarësisht përpjekje për ta trumbetuar punën me bujë në media, drejtuesi i policisë Edmond Rizai që ndoqi arretimet në terren tha se për nga vështirësia, ky ishte një operacion thjesht mesatar.

"Dua të them se ky ishte një operacion për nga ana e vështirësisë, i një shkalle mesatare, pra nuk ishte ndonjë shkallë e lartë vështirësie" u shpreh Rizai gjatë konferencës që u transmetua direkt në të gjitha televizionet informative në vend.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI