Flash

A$AP Rocky lançon bashkëpunimin e tij me Puma

Lapsi.al 2 June 2025
A$AP Rocky lançon bashkëpunimin e tij me Puma

A$AP Rocky dhe Puma kanë bashkuar sërish forcat, këtë herë me një koleksion të ri kapsulë të prezantuar në New York, i cili merr frymëzim të madh nga bota e motorsporteve.

Së bashku me prezantimin e koleksionit, u publikua edhe një video fushate, e kuruar dhe e drejtuar kreativisht nga vetë reperi dhe stilisti. Videoja ofron një pasqyrë të vizionit më të ri të Rocky-t.

Ky bashkëpunim është projekti më ambicioz i tij me Puma deri më sot. Në qendër të koleksionit janë tre modele atletesh, përfshirë: puma Inhale, mostro OG, mostro Gabbia – dizajni më i ri dhe i preferuar i Rocky.

Reperi gjithashtu zbuloi se gjatë krijimit dëgjon free jazz, duke thënë: “Çdo film i madh ka kolonën e tij zanore”, duke e krahasuar procesin e tij me realizimin e një filmi.

Ai gjithashtu pranoi se estetika e tij, e krahasueshme me Maison Margiela, Rick Owens, Balenciaga dhe Golden Goose, nuk është për të gjithë. “Është një shije e fituar. Unë nuk do të shisja kurrë diçka që nuk më përfaqëson mua personalisht.” – theksoi reperi.

Të këshilluara

Ndërron jetë aktori Devin Harjes

Aktori Devin Harjes, ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare, pas një beteje të gjatë me kancerin. Harjes, i njohur për rolin e boksierit legjendar Jack Dempse...

18:38

Vlora Hyseni takon shefin e CIA-s

Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Uashington DC në datat 15-17 maj 2025. Mësohet se gjatë vizitës ...

16:21

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI