Flash

Zjarr te një pallat në "Astir", shkak një bombol gazi

Lapsi.al 2 June 2025
Zjarr te një pallat në "Astir", shkak një bombol gazi

Një pallat është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në zonën e “Astirit” në Tiranë, pranë zyrës postare. Siç shihet edhe në pamje zjarri ka përfshirë një hyrje në një pallat. Gjithashtu mësohet se shkaku i shpërthimit të zjarrit ka qenë një bombol gazi.

Ngjarja ka shkaktuar edhe panik tek banorët, pasi ekzistonte frika e asfiksimit dhe përhapjes së vatrës në hyrjet e tjera. Por pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse dhe evakuimit, u bë shuarja e flakëve brenda pak minutash. fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar përveç dëmeve të shumta materiale.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI