Flash

Tender 2,5 mln euro për ish-Bllokun në zonë pedonale

Lapsi.al 2 June 2025
Tender 2,5 mln euro për ish-Bllokun në zonë pedonale

Ndërhyrja e paralajmëruar për të kthyer zonën e ish-Bllokut me prioritet për këmbësorët duket se do të zërë vend së shpejti.

Këtë të hënë Bashkia e Tiranës çeli procedurën me objekt kontrate “Ndërhyrje rehabilituese në bllokun që kufizohet nga rrugët “Ibrahim Rrugova” – “Nikolla Tupe” – “Sami Frashëri” -“Brigada VIII”(në kuadër të WALK 21)” që synon pikërisht atë që pak muaj më parë njoftoi kreu i qeverisë Edi Rama.

Fondi limit o vendosur në dispozicion për këtë procedurë është 246 milionë lekë apo rreth 2.5 milionë euro. Në raportin teknik të procedurës jepen edhe detajet lidhur me ndërhyrjet në disa rrugë që përfshin Ish-Blloku .

“Blloku aksesohet nga rruga kryesore “Ismail Qemali”, e cila lidhet me Bulevardin kryesor të Tiranës, “Dëshmorët e Kombit”, në anën lindore. Në anën veriore, lidhja bëhet me 4 Bulevardin “Bajram Curri” përmes rrugëve “Ibrahim Rugova”, “Vaso Pasha” dhe “Sami Frashëri”, si dhe me rrugët dytësore, paralel me rrugën “Ismail Qemali”, të cilat janë: rruga “Brigada e VIII”, “Pjetër Bogdani” dhe “Nikolla Tupe”.

Rrugët për ndërhyrje janë: Rruga “Ismail Qemali”, “Pjetër Bogdani”, “Brigada VIII”, “VasocPasha” dhe “Sami Frashëri” vetëm në pikat e kryqëzimeve që lidhen me rrugët e lartpërmendura” thuhet në raport.

Rikualifikimi i Rrugëve të Bllokut

Projekti për rikualifikimin e rrugëve të Bllokut synon të arrijë po këto cilësi të lartpërmendura, të cilat do të shërbejnë për qytetarët e Tiranës duke ndryshuar në mënyrë efektive hierarkinë tradicionale të përparësisë së automjeteve, duke i dhënë përparësi këmbësorëve.

Kjo do të arrihet duke ndjekur karakteristikat kryesore të dizajnit që kontribuojnë në krijimin e “rrugëve” dhe hapësirave të përbashkëta për jetesë:

Materialet dhe trajtimi i sipërfaqeve do të përcaktojnë prioritetin për këmbësorët dhe biçiklistët,

Ngushtimi i lokalizuar i rrugëve dhe zvogëlimi i gjerësive do të sigurojnë kufizimin e parkimit të pakontrolluar,

Trotuaret në të dyja anët e rrugës, me mbjellje dhe pemë rruge të rregullta,

Kryqëzimet me nivel të ngritur do të mbështesin një ambient me shpejtësi të ulët për automjetet,

Rrugët do të jenë multifunksionale.

Duke u bazuar në këto cilësi, ndërhyrjet në çdo rrugë janë:

Ngushtimi i rrugës për automjete në 3.25 m,

Eliminimi i parkimeve anësore,

Zgjerimi i trotuareve, Propozimi i korsive për biçikleta,

Propozimi i elementeve urbane që do t’i shërbejnë këmbësorëve.

Rruga ‘Ismail Qemali

Në rrugën “Ismail Qemali”, aksi rrugor propozohet me gjerësi 3.25 m. Në njërën anë lejohet parkimi anësor, pasi kjo rrugë është aksi kryesor që lidhet me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka mjaftueshëm gjerësi dhe kjo mundëson parkimin anësor.

Ndërsa në anën tjetër, parkimi eliminohet dhe propozohet korsi biçikletash, e cila do të krijojë lidhje me korsitë ekzistuese për biçikleta në Bllok, që janë në rrugët “Ibrahim Rugova” dhe “Sami Frashëri”.

Materialet e propozuara për këto korsi janë: asfalt me pigment të kuq dhe me gurë të bardhë të shpërndarë dhe të rashinuar, përveç korsisë së biçikletave, që do të jetë vetëm asfalt me pigment të kuq, pasi gurët mund të jenë të rëshkitshëm për biçikletat. Trotuaret zgjerohen vetëm nga 20 cm në çdo anë për të lejuar rritjen e rrenjëve të pemëve ekzistuese, të cilat aktualisht janë direkt ngjitur me bordurat e betonit.

Rruga ‘Brigada VIII, ‘Pjeter Bogdani’, & ‘Vaso Pasha’

Në rrugët dytësore, si: rruga “Brigada VIII”, “Pjetër Bogdani”, dhe “Vaso Pasha”, aksi rrugor propozohet me gjerësi 3.25 m. Në njërën anë të rrugës propozohen disa xhepa për parkim të përkohshëm. Ndërsa, në anën tjetër, parkimi eliminohet dhe lejohet zgjerimi i trotuareve në të dyja anët.

Materialet e propozuara për këto korsi janë: asfalt me gurë të bardhë të shpërndarë dhe të rashinuar. Trotuare zgjerohen nga 130 cm (minimum i gjendjes ekzistuese) në 350 cm (maksimumi në propozimin e ri).

Të këshilluara

Cardi B zyrtarizon lidhjen me Stefon Diggs

Cardi B ka bërë publike lidhjen e saj me Stefon Diggs, në Instagram disa ditë pas akuzave ndaj ish-bashkëshortit të saj, Offset. Në një postim të shpërndarë ...

14:22

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI