Flash

Autostradat gjermane në kolaps, Google Maps i nxjerr të gjitha të mbyllura

Lapsi.al 30 May 2025
Autostradat gjermane në kolaps, Google Maps i nxjerr të gjitha të
Konfuzioni mbizotëroi në autostradat gjermane të enjten. Në fillim të një prej pushimeve më të ngarkuara të vitit dhe më pas pasi Google Maps tregoi gabimisht se pjesë të mëdha të tyre ishin mbyllur. Njerëzit që përdornin shërbimin e navigimit rreth qendrave të mëdha urbane si Frankfurti, Hamburgu dhe Berlini në autostradat e Gjermanisë perëndimore, veriore, jugperëndimore dhe qendrore u përballën me harta të spërkatura me një masë pikash të kuqe që tregonin shenja ndalimi. Fenomeni preku edhe pjesë të Belgjikës dhe Holandës. Ata që udhëtonin të bazuar në Google Maps patën përshtypjen se pjesë të mëdha të Gjermanisë ishin bllokuar. Situata u përkeqësua nga fakti se një numër i madh gjermanësh ishin në rrugë për shkak të një feste lokale. Raportet e mbylljes së autostradave pasuan me trafik kilometrik në rrugët alternative dhe ato më të vogla pasi njerëzit nxituan për të gjetur rrugë devijuese. Policia dhe autoritetet e kontrollit të trafikut rrugor duhej t'u përgjigjeshin një fluksi të madh pyetjesh ndërsa njerëzit i kontaktonin për ndihmë. Në mediat sociale, përdoruesit shprehën zhgënjimin e tyre. "Nuk mund t'i kenë mbyllur TË GJITHA autostradat," tha një përdorues. Një tjetër bëri shaka: "Është sikur sistemi i autostradave ka pësuar një shpërthim aknesh." Disa spekuluan nëse kishte pasur një incident të madh terrorist, dhe të tjerë dyshuan për ndërhyrjen e një shteti të huaj në një sulm hakerimi. Shkaku i prishjes së navigimit dixhital është ende i paqartë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI