Një alarm për bᴏmbë në një hotel në qendër të Tiranës ka alarmuar autoritetet. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryhen verifikimet e nevojshme. Policia ka dyshime për alarm të rremë, ndërsa para pak çastesh solli një njoftim zyrtar për rastin.
"Rreth orës 19:35, në Sallën Operative të DVP Tiranë ka telefonuar një punonjëse e stafit të një hoteli në rrugën “Abdi Toptani”, me pretendimin se dikush i panjohur e ka njoftuar për vendosjen e një sasie eksplozivi në parkimin e këtij hoteli.
Menjeherë në vendngjarje ka shkuar forca të shumta policie të cilët kanë bërë rrethimin e zonës dhe evakuimin e personave të hotelit.
Gjithashtu janë njoftuar forca xheniere për kontrollin dhe verifikimin e informacionit. Në përfundim të kontrollit dhe veprimeve hetimore do të keni një informacion me të detajuar për rastin" - thuhet në njoftimin e policisë. /LAPSI.al